Shpend Ahmeti kërkon ndihmën e AAK-së dhe AKR-së në balotazh

Prishtinë, 26 tetor 2017 – Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, njëherësh kryetar aktual i komunës, Shpend Ahmeti, ka folur për përballjen që do ta ketë me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashin, në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Në një intervistë në televizionin Rrokum, Ahmeti ka treguar se në balotazh me Abrashin, i cili mori rreth 6000 vota më pak në rrethin e parë të zgjedhjeve, pret mbështetjen e votuesve të kundërkandidatëve të tij të eleminuar nga gara.

Ahmeti ka pohuar se ai u ka kërkuar ndihmë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Aleancës Kosova e Re (AKR), me të cilat ka bashkëqeverisur deri më tash në komunën e Prishtinës.

AKR-ja besohet se do të ketë rol kyç në raundin e dytë të zgjedhjeve. Kandidati i saj, Selim Pacolli, i cili doli i treti në rrethin e parë të votimit për kryetar të Prishtinës, ka fituar mbi 10 për qind të votave.

Sipas diferencës së votave mes Shpend Ahmemtit dhe Arban Abrashit, votat e AKR-së mund ta konfirmojnë Ahmetin kryetar të Prishtinës edhe një mandat ose mund ta përmbysin rezultatin e rrethit të parë të zgjedhjeve dhe ta nxjerrin Abrashin fitues të garës për kryetar të komunës së Prishtinës.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave do të zhvillohet më 19 nëntor. (r.m.)

One Response to “Shpend Ahmeti kërkon ndihmën e AAK-së dhe AKR-së në balotazh”

Read below or add a comment...

  1. Prof Dr Academic Shef... Krasniqi says:

    Bismiliahi rrrahmani rrahimi shpendiudini, al-bin kuedridini, pashaaa kuranin edhe pasha musafin edhe pasha guexhen e rakut……….shpendullahu ka me fitue xheleshanehu semukabodru….elehamdirilah ejvallah Shependudin Bllagoevgradi ka me fitue sepse naj ka munsue me i ndertue tri xhamija te rakut….edhe njo ne ppllaaaan. Krrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrkkkkkkkkkkkkkk.

Comment

*