Shpend Ahmeti largohet nga Vetëvendosje

Prishtinë, 7 mars 2018 – Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ahmeti arsyet e dorëheqjes i ka bërë të ditura në një letër që ua ka dërguar mediave.

Ai ka thënë se javëve të fundit ka kuptuar shumë gjëra për të cilat ka thënë se nuk i ka ditur më parë.

“Javëve të fundit kam kuptuar shumë gjëra për organizatën të cilat nuk i kam ditur më parë. Këto gjëra nuk janë diskutuar me mua. Mirëpo kjo nuk është arsyeja e vendimit tim. Motivi i vendimit tim sot është se arsyeja për të cilën unë kam hyrë në LVV nuk është më”, shkruan në letrën e Ahmetit.

Sipas tij, mospajtimet kanë dëmtuar frymën dhe rrjedhimisht dhe kauzën e VV-së.

 

Comment

*