Shpërthime në metronë e Shën Petersburgut, të paktën 10 të vrarë

Moskë, 3 prill 2017 – Të paktën 10 persona janë vrarë dhe të paktën 50 të tjerë janë plagosur në një shpërthim që ka ndodhur në një stacion të metrosë në qytetin rus të Shën Petersburgut.

Shpërthimi ka ndodhur në stacionin e metrosë “Sheshi Senaja”, në qendër të qytetit. Të gjitha stacionet e metrosë në qytetin e dytë më të madh të vendit janë mbyllur.

Ministrja e Shëndetësisë, Veronica Skvortsova, ka thënë për televizionin rus se 7 persona kanë vdekur në vendin ku ka ndodhur shpërthimi, një person ka ndërruar jetë në ambulancë, ndërsa dy të tjerë kanë vdekuq në spital nga plagët e marra.

Shkaku i shpërthimit ende nuk është përcaktuar, por Presidenti rus Vladimir Putin, tha se hetuesit po shqyrtojnë të gjitha mundësitë, duke përfshirë terrorizmin.

“Arsyet janë ende të paqarta, prandaj është herët për të folur rreth tyre. Hetimi do ta tregojë. Por, natyrisht, ne gjithmonë mbajmë parasysh të gjitha mundësitë, që mund të jenë krim lokal dhe, para së gjithash, akt terrorizmi,” tha Putin.

Zëdhënësi i Komitetit Kombëtar rus anti-terror, Andrei Przhezdomsky, i ka thënë televizionit shtetëror se një “bombë e pashpërthyer e bërë në kushte shtëpie” është gjetur më vonë në njërin prej stacioneve kryesore të metrosë në Ploshchad Vosstaniya, dhe se ajo është “çaktivizua me kohë”. (r.m.)

Comment

*