Shpresa të ftohta që të përfundohet marrëveshja e 5 qershorit për reformën Zgjedhore

Opozita e Bashkuar Demokratike kërkon garanci që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mos vendosë siç do qeveria. Kurse, socialistët në qeveri thonë se do të mbështesin anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nëse edhe opozita i mbështet.

Knid Ndrenika

Këshilli Politik i përbërë nga Opozita e Bashkuar Demokratike jashtë Kuvendit, socialistët në qeveri dhe opozita brenda Kuvendit nuk mundi të pranojë një artificë rregullatore për formatimin përfundimtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Problem mbetet zgjedhja e komisionerëve qendrorë që sipas Opozitës së Bashkuar Demokratike është i njejtë me pranimin ndërpartiak si në në anëtarësinë e trupave të reformës në Drejtësi.

Oerd Bylykbashi është përfaqësues i Partisë Demokratike që braktisi Kuvendin:

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ngrihet sa më shpejt për t’i hapur rrugën identifikimit biometrik në të gjithë Qendrat e Votimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në nxjerrjen e akteve nënligjore, në vendimmarrjen e tij nuk do të kemi mazhorancë bulldoze që shkatërron zgjedhjet siç kanë ndodhur në të shkuarën. Mazhoranca nuk e pranoi”.

Shumica socialiste sipas Damian Gjiknurit, kërkon në përzgjedhjen e komisionerëve pjesëmarrjen e deputetëve, pra Kuvendit:

“Formula e ngjashme me zgjedhjen e organeve të Drejtësisë, nuk është e tillë. Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të jenë të përfaqësuar. Ekspertët që do të propozohen, Rregullatori, Ankimori, qoftë Zëvendëskryetari, do të kenë mbështetjen e mazhorancës nëse do të kenë edhe mbështetjen e Partisë Demokratike”.

Marrëveshja e 5 qershorit parahesh identifikimin biometrik në 100 për qind të Qendrave të Votimit; financimin publik-privat në raportin 1 me 3 dhe kompetencat e Kryekomisionerit Zgjedhor.

Comment

*