Shpresë dhe emocione, gjatë përpjekjes heroike globale për shpëtimin e një skuadre fëmijësh në Tailandë

Albana M Lifschin

Ditë pas dite, në ditarin e shkrimtares shqiptaro-amerikane, Albana M Lifschin

 

7 korrik
Vemendja e njerëzve ka 9 ditë që është fokusuar në një pikë të globit , (Tailandë) ku 12 femije po përpiqen t’i shpëtojnë vdekjes në grackën e se cilës ranë papritur. Një skuadër futbolli adoleshentësh (nga mosha 12 deri 16 ) sëbashku me trajnerin e tyre,(25 vjec) duke ecur në një territor të panjohur, përfunduan në një guvë nëntoksore rreth 1mile nën dhe.
Pas më shumë një javë kërkimesh, lajmi se u gjendën gjallë lumturoi te afermit e tyre dhe pritej kthimi i femijeve në familje. Por tashmë kjo pritje është kthyer në ankth dhe pasiguri. Eshte mot i keq ne Tailande me shira lum, qe hyjnë nën tokë duke rritur nivelin e ujit brenda ne guvë . Specialiste të zhytjes dhe të shpëtimit të njerëzve në rrethana të vështira, po bëjnë cmos për t’i nxjerrë fëmijët nga nëntoka. Por ajo guvë e thelle, e ngushtë dhe pa ajer, dje mori viktimën e parë . Qe njeri nga “shpëtuesit” i cili qe futur për t’u dhënë oksigjen fëmijëve, por mjerisht cka mbeti për të nuk ishte e mjaftushme për të dalë gjalle nga guva dhe vdiq gjatë ”udhëtimit” para se të mberrinte në sipërfaqe. Tronditje e madhe .

I kemi mesuar rrethanat ne të cilat po mbijetojnë fëmijët. Në një ngushticë baltore/ llumore/ me shtigje tepër të ngushta që nxenë vetëm nje trup njerëzor dhe që kërkon 5 ore rrugë(zhytje e not) për të dalë në dritën e jetes. Fëmijet e vegjel nuk dijnë as not e natyrisht as zhytje. Behen përpjekje që t’u mësohen keto mjeshteri që mund t’u shpëtojnë jetën. Por “rruga” është më shumë e turbullt , llum, dhe fëmijës do t’i duhet që segmente të tëra t’i bëjë pa u trembur dhe duke ruajtur qetësinë. Ka shumë rëndësi, -thonë, që fëmijën të mos e zërë paniku. ( A do te mundet valle?)

Fëmijëve u është dhënë ushqim e oksigjen, por oksigjeni , sipas njoftimeve, ka rënë në nivelin 50% dhe disa fëmijë, sic njoftohet në lajmet, nuk janë në gjëndje të ndërrmarrin rrugën e panjohur e të vështirë të kthimit. Një tension i jashtëzakonshëm. Nëse aksioni i shpëtimit nuk bëhet me urgjencë, priten të fillojnë shirat e reja këtë fundjave dhe atëhere fëmijëve do t’u duhet të qëndrojnë në guvë edhe katër muaj të tjera. C’mund të ndodhë pas kësaj dite?
Kjo ështe nje nga ato situata kur njerezit psheretijne e thone : “ Nënë mos qofsh!”
( shkruar nje frymë pas lajmeve te fundit)
ora 2:20 am

 

8 korrik
Ka filluar tashme aksioni i shpetimit te femijeve, ndoshta me i veshtiri per navy seals. Cdo “rruge” per te shpetuar nje femije merr 11 ore. Rreziku per jeten eshte jo vetem per femijet por edhe per ata djem heronj qe vullnetarisht kane marre persiper shpetimin e tyre. Ndiqni lajmet.
Syte e botes jane tek ata!

* * *
Lajm i madh!


Sipas njoftimit te nje agjensie lokale ne Tailande,( jo konfirmim zyrtar ende) ne keto momente dy femijet e pare jane nxjerre nga guva e nendheshme dhe jane shpene urgjentisht ne spitalin me te afert. Nese eshte e vertete, kjo eshte nje shprese e madhe per shpetimin e 10 te tjereve dhe trajnerit te tyre, 25 vjecar. Parashikimet ne kohe po tejkalohen

9 korrik
Faza e dyte per shpetimin e femijeve

Që mbrëmë ka filluar faza e dytë për shpëtimin tashme e 8 femijeve (nga 12), dhe trajnerit të tyre 25 vjecar, të bllokuar në guven e nëndheshme në Tajlandë. Eshtë tranportuar ne barrelë fëmija i peste (i pari në këtë fazë ) dhe mendohet që edhe i gjashti të mund të jetë pranë sipërfaqes. Fëmijët shtrohen në spitalin me të afert per evaluim mjeksor.
Shpejtësia në kohë që i ka kaluar të tëra parashikimet, flet për një organizim të shkelqyer të këtij aksioni njerëzor. Thamë se ngushtësia “e rrugës” për t’i nxjerrë fëmijët në sipërfaqe lejon vetem një trup njeriu. Fëmijët nuk dijnë as not, as zhytje dhe udhëtimi behet në errësirë të plotë dhe nën presionin e mbarimit te oksigjenit pa arritur në sipërfaqe. Nuk është rrugë detare, por në mes thepash shpellore të mbytura në ujë të trubullt apo llum. Por keni parasysh që atje kanë shkuar zhytësit më të mirë nga bota dhe me sa duket edhe më të mëncur. Dy zhytësa kanë marrë përsipër nxjerrjen e një fëmije, dmth dy për një, të mbajtur “zinxhir” njeri pas tjetrit : zhytës + fëmijë+ zhytës. Të parët u shpëtuan fëmijët që ndiheshin me mire fizikisht, duke përcjellë optimizmin për shpëtimin e të tjerëve. Fëmijët moralisht ndihen mire dhe komunikojnë me prindërit. Edhe ne te gjithe i shohim në ekran. Një nga prindërit i ka shpënë fjalë trajnerit 25 vjecar që të mos ndihet fajtor. Ata u zunë në grackë gjatë një explorimi në guvë , pas një loje praktike. Mansumi(shirat) filluan dhe niveli i ujit ne shpellë u ngrit në mënyrë të papritur dhe në lartësi të madhe. Kjo bëri që fëmijët “humbën” për 10 ditë.
Le te shpresojme qe të gjithë fëmijet dhe i riu, trajneri i tyre, te dalin te gjithe gjallë falë heronjve qe po kujdesen për ta. Njeri prej zhytesve tha”se ishte hera e pare qe kalonte nje eksperience kaq te veshtire”.

PS. Nje ore me pas : Sipas lajmit te ketij momenti dolen ne siperfaqe edhe tre femije te tjere. Gjithesej kane shpetuar 8 femije!

 

10 korrik
Dita e tretë: 11 fëmijë të shpëtuar nga vdekja. Mbetet ende fëmija i dymbëdhjetë dhe trajneri i futbollistëve të vegjël. Pritet triumfi i fitores. Triumfi i humanizmit ndërkombëtar!

* * *
Lajmi me i fresket nga Tailanda:

Doli mbi siperfaqe edhe djali i 12-te dhe trajneri i skuadres se futbollisteve te vegjel..
Bota me ne fund mori fryme thelle.
Kjo eshte nje nga mrekullite e ralla, qe nuk do harrohet.
Jete te gjate atyre qe e ben te mundur kete mrekulli!
Mengjes,10 korrik, 2018.
SHBA

 

Comment

*