Shqetësime dhe probleme për gazetarët në Shqipëri

Instituti i Shqiptar i Medias raportoi se mungesë strategjie për median, profesionin e parregulluar të gazetarit, shkollimin apo gjendjen ekonomike të gazetarëve dhe ndikimin e madh nga politika dhe interesat e pronarëve

Arben Subashi

Një studim thotë se gazetaria në Shqipëri është një profesion i parregulluar dhe se media vuan nga ndikimi i tepruar i politikës.

Studimin “Media shqiptare dhe standardet europiane” e publikoi Instituti Shqiptar i Medias.

Hartuesit thonë se studimi ka për qëllim ndërgjegjësimin e politikës, medias dhe shoqërisë civile mbi gjendjen e gazetarisë në Shqipëri dhe që gazetaria të përballet me standardet europiane.

Shqetësim mbetet mungesa e një strategjie për zhvillimin e medias, rregullimi i profesionit të gazetarit, ligjit të reklamave me fonde shtetërorë, gazetaria e pavarur, e sigurtë dhe mundësia për investigimin e çështjeve që lidhen me Shqipërinë si dhe heqja nga ligjshmëria e gjobave për fyerjen dhe shpifjen dhe në tërësi dekriminalizimi i veprave penale të fyerjes dhe shpifjes.

Remzi Lani është drejtori i Institutit Shqiptar të Medias:

“Ku jemi përballë këtyre standardeve? Shqipëria nuk ka arritur të ketë një strategji të zhvillimit të medias dhe mendoj se ky është një problem. Ky raport shërben si një bazë, nuk është vetë strategjia, por është një skanim që mund t’i shërbejë kësaj strategjie”.

Mangësi vëren studimi në shkollimin e gazetarëve si dhe të gjendjes ekonomike të gazetarëve që ndikon në rënien prè të pronarëve të medias, censurë dhe autocensurë.

Raporti analitik metodologjik mbështetet te 27 standarde të Këshillit të Europës.

 

Comment

*