Shqetësimi i Vokrrit: Klubet mund të mbesin sërish jashtë Evropës

Prishtinë, 31 janar 2017 – Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, nuk e përjashton mundësinë që edhe në edicionin 2017/2018 klubet kosovare të mbesin pa gara në Evropë.

Vokrri shpreh brengën se kriteri i infrastrukturës mund t’i penalizojë skuadrat sërish, siç ndodhi këtë edicion, kur UEFA nuk i lejoi klubet të marrin pjesë në gara evropiane. Në fakt, UEFA nuk licencoi skuadrat për këtë dhe kriterin financiar, shkruan sot Koha Ditore.

Shqetësimin e FFK-së e kanë edhe vetë klubet. Por, ato thonë se nëse nuk do ta marrin licencën për shkak të mospërmbushjes së kriterit infrastrukturor, atëherë përgjegjësinë duhet ta marrë shteti. (r.m.)

Comment

*