Shqipëri, mbyllen kërkimet, 50 viktima nga tërmeti

Në Shqipëri shkon në 50 numri i viktimave të tërmetit të fuqishëm që goditi vendin, ndërsa të gjitha operacionet e shpëtim-kërkimit konsiderohen tanimë të mbyllura. Sipas një bilanci zyrtar përfundimtar, qyteza e Thumanës, ku u shembën dy pallate, rezulton të jetë dhe më e goditura me 26 të vdekur. Në Durrës, ku tërmeti rrafshoi dy hotele në zonën e Plazhit, një vilë tre katëshe në zonën e ish Kënetës, dhe dy pallateve në qytet, janë 24 personat që humbën jetën. Mes viktimave të tërmetit janë 6 fëmijë dhe 22 gra. Në operacionet ë kërkimit nëpër rrënoja, morën pjesë rreth 250 efektivë nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Mali i zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonia e Veriut, BE-je dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në total janë pak më shumë se 900 të plagosurit, nga të cilët 41 janë ende të shtruar në spital. Mes tyre një vajzë është në gjendje të rëndë, dhe sipas vlerësimit të mjekëve, dhe transferimi i saj jashtë vendit, është i pamundur. Tre të tjerë që gjithashtu kanë qenë në gjendje të rëndë, janë dërguar për trajtim të specializuar jashtë vendit.

Sipas ministrisë së shëndetësisë “përpos qytetarëve që po marrin trajtim në spitale, janë rreth 1500 vizita mjekësore të kryera për banorët e prekur nga tërmeti në qendrat shëndetësore 24/7 të hapura pranë zonave të prekura. Ndërsa mbi 700 persona kanë marrë shërbimin mjekësor pranë kampit të emergjencës në Thumanë dhe pikave të ngritur në Durrës”. (VOA)

e-albania.al/dhuro
e-albania.al/donate

Comment

*