Shqipëria blen energji, 20 mln euro për shtatorin

Të hënën pritet të mbyllet procedura për blerjen e energjisë nga importi për muajin shtator.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Koorporata Eletroenergjetike Shqiptare kanë hapur tenderat.

Ftesa nga OSHEE është për të blerë 274 mijë e 200 megavat orë, kurse KESH kërkon 134 mijë megavat orë.

Burime nga Operatori i Shpërndarjes thonë se dy kompanitë janë duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën, pasi në rast se Koorporata Elektroenergjetike nuk arrin dot ta mbyllë procedurën, atëherë do të duhet që sasinë e energjisë ta sigurojë vet OSHEE-ja.

Në total, importet e shtatorit mund të shkojnë mbi 20 milionë euro.

KESH-it iu hap “drita jeshile” për të përdorur një fond të Bankës Botërore prej gati 23 milionë eurosh për të blerë energji nga importi, vetëm pak ditë më parë.

Përdorimi i këtij financimi lidhej me krijimin e situatave të rënda klimatike, në rast të rënies së prurjeve në Kaskadën e Drinit.

Për korrikun dhe gushtin, Shqipëria ka importuar mbi 50 milionë euro energji elektrike, për të përballuar rënien e prodhimit vendas si pasojë e thatësirës. Fatura është përballluar nga OSHEE, ndërkohë që për muajt në vazhdim pjesëmarrës do të jetë edhe KESH.

/ Top Channel

Comment

*