Shqipëria dhe Kosova fitojnë nga 9 pozicione në renditjen e FIFA-s

Shqipëria renditet e 62-ta në FIFA për muajin nëntor duke fituar 9 pozicione krahasuar me muajin e kaluar. Fitorja në miqësoren ndaj Turqisë të luajtur gjatë këtij muaji ka qenë pozitive për Kombëtaren pasi edhe FIFA janë fituar plot 9 pozicione. Skuadra e Christian Panuccit ka grumbulluar 553 pikë gjatë këtij muaji.

Kosova po ashtu fiton 9 pozicione pasi fitoi në mënyrë spektakolare 4-3 miqësoren ndaj Letonisë. Kosova renditet në vend të 174.

Në krye të renditjes nuk ka ndryshime pasi vijon të kryesojë Gjermania e ndjekur nga Brazili e Portugalia.

shqiptarja.com

Comment

*