Shqipëria heq tarifën doganore për vaksinat kundër koronavirusit

Tiranë, 13 janar 2021 – Qeveria e Shqipërisë hapi rrugë për heqjen e tarifës doganore për vaksinat kundër koronavirusit që do të importohen.

Vendimi u nënshkrua sot nga zëvendës-kryeministri Erion Braçe, me porosi të kryeministrit Edi Rama.

Në vendim thuhet se me këtë ndryshim lejohet që vaksinat anti Covid, por edhe të tjerat me kod specific, të importohen pa takes në Shqipëri.

Në Shqipëri kanër mbërritur 975 dozat e para të vaksinës “Pfizer” dhe prej tri ditësh ka nisur vaksinimi i mjekëve, infermierëve të spitaleve Covid dhe epidemiologëve.

Sipas Qeverisë, së shpejti pritet të fillojë edhe vaksinimi i të moshuarve dhe kategorive të rrezikuara.

 

VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1087, DATË 24.12.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN DHE PUBLIKIMIN ZYRTAR TË NOMENKLATURËS SË KOMBINUAR TË MALLRAVE, 2021”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 1 e 12, të ligjit nr.9461, datë 21.12.2005, “Për Nomenklaturën e Kombinuar të Mallrave dhe tarifën e integruar doganore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI:

  1. Në lidhjen nr.1, bashkëlidhur vendimit nr.1087, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, në pjesën e dytë, seksioni VI, “Produktet e industrisë kimike apo të industrive të lidhjeve”, kapitulli 30, “Produktet farmaceutike”, kodi tarifor “3002 20 00 – Vaksinat për ilaç njerëzor, pa taksë -”, ndryshohet dhe zëvendësohet me kodet tarifore, si më poshtë vijon:

★ 3002 20 10 – Vaksinat kundër koronavirus të lidhur me SARS (speciet SARS-CoV), pa taksë

★ 3002 20 90 – Të tjera, pa taksë –”.

  1. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

(r.m.)

 

Comment

*