Shqipëria importon peshk edhe nga Kosova

Tiranë, 9 prill 2018 – Shqipëria, vendi i dytë në Evropë për rezerva ujore, importon peshk e produkte nënujore nga 49 shtete të botës, përfshirë edhe Kosovën, shkruan “Koha Ditore”

Ndonëse ka një vijë bregdetare prej 476 kilometrash dhe një numër të madh lagunash, lumenjsh e liqenesh natyrore (247) dhe liqenesh artificiale (800), gjatë vitit 2017, Shqipëria ka importuar 19 mijë tonelata peshk dhe produkte tjera nënujore, me vlerë prej 62 milionë eurosh, shkruan sot Koha Ditore.

Lista e importit, sipas vlerës dhe peshës, kryesohet nga Spanja, e pastaj renditen Kroacia, Grenlanda, Italia, Kanadaja, Greqia etj. Në mesin e 49 shteteve që eksportojnë peshk në Shqipëri, ndonëse nuk kanë fare det, janë edhe Kosova dhe Maqedonia.

Shqipëria ka importuar nga Kosova tri tonelata peshk, me vlerë prej 1.655.103 lekësh. (r.m.)

Comment

*