Shqipëria “mbetet” pa trajner: Rejës ia ndalon ligji të dalë nga shtëpia për shkak të moshës

E njëjta situatë edhe në Britaninë e Madhe me trajnerin Roi Robson

Covid-19 duke se ka bërë me dhimbje koke edhe trajnerin e përfaqësueses sonë Edi Reja. Sipas ligjit shqiptar, 74-vjeçarit nuk i lejohet të dalë nga shtëpia për shkak të moshës.

Nësë kombëtarja jonë do të lejohet të luajë në fillim të sezonit të ri, dhe njëherazi mbizotëron ligji për orare të kufizuara për pensionistët, atëherë Reja dhe skuadra do të kishin probleme në funksionimin e tyre.

E njëjta situatë edhe në Britaninë e Madhe me trajnerin Roi Robson.

72-vjeçari i cili është tekniku më i vjetër në Premier League, mund të jetë i detyruar t’i humbasë ndeshjet e mbetura të Kristal Palas këtë sezon.

Kjo mund të ndodhë edhe me Rejën, nëse gjendja e pandemisë do të zgjasë.OraNews

Comment

*