Rajoni i Shkodrës mbetet në rrezik të vazhdueshëm prej prurjeve të shtuara të ujërave në liqenet e hidrocentraleve Fierzë, Koman, Vau i Dejës në kaskadën e lumit Drin
Knid Ndrenika
Në mbarë Shqipërinë janë qindra persona të evakuuar, dhjetëra fshatra të bllokuar, mijëra hektarë tokë e përmbytur dhe vëshrime të lumenjve nga reshjet e furishme dhe të pandalshme të shiut prej thuajse tri ditësh.
Ndërprerje të kohëpaskohëshme të rrymës, rrugë të bllokuara e të pakalueshme nga çarjet, rrëshkitjet e dherave dhe rënia e gurëve ka që nga Puka në veri, deri në Himarë në jug.
Përreth Shkodrës dhe Lezhës lumenjtë Drin, Gjadër, Kir dolën nga shtretërit.
Në Elbasan, Shkumbini dhe Zarranika janë pranë pikës së derdhjes ose kanë vërshuar në disa zona.
Rajoni i Shkodrës mbetet në rrezik të vazhdueshëm prej prurjeve të shtuara të ujërave në liqenet e hidrocentraleve Fierzë, Koman, Vau i Dejës në kaskadën e lumit Drin:
Kryeministri e shprehu shqetësim për gjendjen kur qëndroi në Vaun e Dejës: “Jemi në një situatë që mund ta konsiderojmë në kontroll, duke përjashtuare zonën e Obotit për shkak të nënivelit dhe fryrjes së liqenit. Ajo që më shqetëson është që sipas parashikimeve sot dhe gjatë natës do të ketë reshje shumë intensive në këtë zonë. 24 orët që kemi përpara janë më kritiket dhe pastaj do të shkojë duke u lehtësuar. Gjithnjë sipas parashikimeve, sepse gjithçka mund të ndodhë”.