Shqipëria me Izraelin dhe Skocinë, Kosova ndaj azerëve, Maltës, Ish.Faroe

Kombëtarja shqiptare ka mësuar kundërshtarët e Ligës së Kombeve, kompeticion i cili realizohet për herë të parë nga UEFA.

Nga goglat e shortit të hedhur në Lozanë të Zvicrës, Shqipëria ka mësuar si rivalë të grupit 1 të Ligës C, Izraelin, me të cilin u ndeshëm edhe gjatë kualifikueseve të Botërorit “Rusi 2018”, por këtë herë në një kompeticion risi.

Krahas Izraelit, në një grup me Shqipërinë do jetë edhe Skocia.

Liga C

Grupi 1: Shqipëri, Izrael, Skoci

Kosova ka mësuar kundërshtarët për Ligë e Kombeve pas shortit që u hidh në Lozanë të Zvicrës.

Shorti e hodhi legjenda e futbollit bjellorus, Alexander Hleb, i cili në të kaluarën ka luajtur për klube të njohura si Barcelona e Arsenal.

Kosova është në divizionin D, më të ulëtin:

Kundërshtari i pari i Kosovës doli të jetë Malta, një kundërshtar simpatik, të cilin më pak fat edhe e mundim.

Pas tyre nga golat doli Ishujt Faroe dhe në fund Azerbajxhani.

Azerbajxhani mbetet kombëtarja më e fortë në këtë grup, ndërsa me Ishujt Faroe kemi zhvilluar një ndeshje më parë ku kemi fituar 2-0.

Liga D

Grupi 1: Gjeorgji, Letoni, Kazakistan, Andorra

Grupi 2: Bjellorusi, Luksemburg, Moldavi, San Marino

Grupi 3: Azerbajxhan, Ishujt Faroe, Malta, Kosova

Grupi 4: Maqedoni, Armeni, Lihtenshtajn, Gjibraltar./shqiptarja.com/telegrafi/

Comment

*