Shqipëria mori zyrtarisht Presidencën e OSBE-së për vitin 2020

Kryeministri Edi Rama tha se marrja e presidencës së OSBE-së është një moment historik dhe inspirim për Shqipërinë

Denion Ndrenika

Bratislavë, Sllovaki – FJALA E MARRJES SË STAFETËS🤝😊Nder dhe përgjegjësi e madhe marrja e kryesisë së OSBE për vitin 2020 🇦🇱

Posted by Edi Rama on Friday, December 6, 2019

Bratislavë, Sllovaki- Konferencë me gazetarët, në cilësinë e Kryetarit të #OSBE2020🇦🇱Nder dhe përgjegjësi e madhe marrja e kryesisë së OSBE për vitin 2020 🇦🇱#ShqipëriKrenare🦅 #ProudAlbania🇦🇱

Posted by Edi Rama on Friday, December 6, 2019

Në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë, Shqipëria mori zyrtarisht Kryesimin e Presidencës së OSBE-së për vitin 2020. Kryeministri Edi Rama tha se ishte përgjegjësi e madhe drejtimi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë.

Zoti Rama shtoi se OSBE-ja është organizatë e dorës së parë, por në veçanti një mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërinë siç tha që të shkëlqejë në krye të punëve të mëdha dhe të sfidave të posaçme të vetë OSBE-së.

Kryeministri Edi Rama vërejti se ka një numër çështjesh që kanë të bëjnë jo vetëm me temat e politikës, por edhe të sigurisë.

Por, zoti Rama theksoi se Shqipëria do të bëjë të pamundurën për të ecur dhe për të parë përpara.

Të rëndësishëm kryeministri veçoi dialogun dhe rindërtimin e besimit:

“Ky është një çast historik dhe nxitës për Shqipërinë. Kur u themelua OSBE-ja 45 vjet më parë, Shqipëria ishte vendi i vetëm që përmes zërit të diktatorit komunist refuzoi të bëhej pjesë. Vazhdimi i dialogut, kjo është e vetmja mënyrë për të rindërtuar besimin. Korrupsioni dëmton prosperitetin e të gjithë rajonit, bashkarisht me kërcënimet e tjera. Është nder dhe përgjegjësi e madhe drejtimi i OSBE-së”.

Disa çështje mbeten megjithatë thelbësore, duke filluar raportin me zgjedhjet, me reformat, puna e OSBE-së që siç tha kryeministri ka qenë ngushtësisht e lidhur me njerëzit.

One Response to “Shqipëria mori zyrtarisht Presidencën e OSBE-së për vitin 2020”

Read below or add a comment...

  1. Frank Shkreli says:

    Ja, Edi i Rama, Kryeministri i Shqipërisë ia doli në luftën e tij me “kazanat” e medias shqiptare. Tani portali zyrtar i YZ. Rama konsiderohet “burim i besueshëm” lajmesh! Cili kryeministër tjetër në botë anëtar i OSBE-s ka portalin e vet të lajmeve edhe TV. E pyeti kush se si Shqipëria, si kryetare e OSBE-s, do të promovojë mbajtjen e zgjedhjeve të lira në vendet anëtare të OSBE-së — duke marrë parasysh zgjedhjet e fundit në Shqipëri. Për më tepër, si do të mbrojë dhe të promovojë të drejtat e njeriut anë e mbanë rajonit të OSBE-së– misioni kryesor i kësaj organizate — kur Shqipëria prodhoi ditët e fundit azil kërkuesin e parë politikë në Evropë në 30-vitet fundit, në personin e Agron Tufës dhe familjes së tij, nën kërcënime fizike për jetën, vetëm e vetëm se kryente detyrën që i ka besuar Kuvendi i Shqipërisë?
    Duhet të ketë një farë balance midis fjalëve që ka thënë sot Kryeministri Rama në pranimin e kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria — gjë që është shumë pozitive dhe e pritur me kënaqësi për Atdheun tonë — por realitetit absurd politik në Shqipëri — të cilin nuk e gjen në portalin e lajmeve zyrtare të Z. Rama — i duhet kushtuar gjithashtu kujdes nga media shqiptare, jashtë kontrollit të Kryeministrit, për hir të së vërtetës dhe për interesin e lexuesve.

    http://telegraf.al/opinion-2/frank-shkreli-kush-e-mbron-z-agron-tufa-dhe-familjen-e-tij/

    http://illyriapress.com/shqiperia-ne-pozite-te-veshtire-diplomatike-a-rrezikon-te-humbe-kryesimin-e-osbe-se-ne-vitin-2020/

    Falënderimet e mia!

Comment

*