Shqipëria nuk lejon importimin e mishit nga Kosova

Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Mishit në Kosovë, Burim Piraj, ka thënë  se problemi është që Shqipëria aplikon termometrin dixhital për matjen e temperaturës së mishit

 

Prishtinë, 13 gusht 2013 – Shqipëria po pengon importin e mishit nga Kosova.

Prodhuesit e mishit në Kosovë ankohen se nuk po mund të eksportojë prodhimet e tyre në Shqipëri për shkak të dallimit të termometrave që përdorin dy vendet për matjen e temperaturës së mishit gjatë transportit.

Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Mishit në Kosovë, Burim Piraj, ka thënë  se Shqipëria aplikon termometrin dixhital për matjen e temperaturës së mishit gjatë transportimit, ndërsa Kosova dhe disa vende të Evropës e përdorin termometrin mekanik.

Sipas tij, kjo është arsyeja që autooritetet në Shqipëri nuk po lejojnë futjen e mishit të p[rodhuar në Kosova në vendin e tyre, edhe pse mishi i prodhuar në Kosovë ka marrë notë pozitive nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV). (R.M.)

Comment

*