Shqipëria përmirësohet me 5 vende për konkurrueshmëri biznesi

Ekonomia shqiptare është përmirësuar me 5 vende në raportin e konkurueshmërisë globale për vitin 2017-2018.Megjithatë sipas bizneseve shqiptare problem  më i madh për ekonominë mbeten taksat, korrupsioni dhe hapësira për financim.

Niveli i taksave mbetet një ndër problemet më të ndjeshme për të bërë biznes në Shqipëri për vitin 2017-2018.

Raporti mbi konkurrueshmërinë e ekonomive i cili analizon 137  shtete e ka renditur Shqipërinë 5 vende më lart në krahasim me një vit më parë duke u pozicionuar në vend të 75.

Megjithatë sipas bizneseve disa nga problemet më të ndjeshme në Shqipëri janë niveli i taksave i ndjekur nga korrupsioni, vështirësitë për të gjetur financim, burokracitë dhe forca e punës e pakualifikuar.

Shqipëria ka lënë pas vende të rajonit si Greqia, Serbia apo Mali i Zi. Edhe në këto vende problemet më të ndjeshme për sipërmarrjen mbeten niveli i taksave, mundësia për të gjetur financim apo korrupsioni.

Një vit më parë bizneset në Shqipëri rendisnin si problemin më të madh me të cilin përballeshin korrupsionin.

Vendi me nivelin më të lartë të konkurueshmërisë në ekonomi vlerësohet Zvicra e ndjekuar nga SHBA-të, Singapori, Holanda dhe Gjermania.

Raporti për konkurueshmërinë analizon një listë prej 16 faktorësh që ndikojnë tek bizneset.

/Oranews.tv/

Comment

*