Shqipëria turpërohet në shtëpi, humb 4 me zero nga Skocia

Ekipi kombëtar i Shqipërisë u turpërua sot në Shkodër. Ai humbi 4 me zero nga ekipi kombëtafr i Skocisë.

Shqipëria ka pësuar një humbje të thellë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës nga Skocia në garën e Ligës së Kombeve.

Mysafirët e nisën më mirë takimin dhe kaluan në epërsi që në minutën e 14, me golin e Ryan Fraser.

“Kuqezinjve” iu vështirësuan punët edhe më shumë 8 minuta më vonë, kur kapiteni Mërgim Mavraj u ndëshkua me karton të kuq. Me një lojtar më shumë në fushë, Skocia e pati më të lehtë në vazhdimin e ndeshjes. Lojtarët e saj shënuan edhe tri gola në portën e Berishës.

Fletcher ngriti epërsinë e skocezëve në 2 me zero, në minutën e 45+2, ndërsa dy golat tjerë i shënoi Forrest, në pjesën e dytë të ndeshjes.

Shqipëria gjendet në vendin e fundit të Grupi 1 të Ligës C, me vetëm 3 pikë. Ajo rrezikon të bjerë nga Liga C në Ligën D. (r.m.)

Comment

*