Shqipja, “botë më vete,” mes gjuhëve europiane

Diagrama që tregon distancat leksikore mes gjuhëve të sotme europiane – skema tregon vija lidhëse me greqishten, gjuhët sllave dhe latine, po asnjë simotër apo anëtarësi në ndonjë grup

 

Kjo diagramë tregon largësinë leksikore – dmth, shkallën e dallimit në përgjithësi të fjalorit gjuhësor – mes gjuhëve kryesore të Europës.
Madhësia e secilit rreth përfaqëson numrin e folësve të asaj gjuhe. Rrathët me të njëjtën ngjyrë i takojnë të njëjtës familje gjuhësore. Të gjitha grupet me përjashtim të atij Finno-Ugric (treguar me ngjyrë të verdhë) janë me radhë anëtarë të familjes gjuhësore Indo-europiane.
Anglishtja është anëtare e grupit gjermanik (me blu) brenda përbrenda familjes indo-europiane. Falë pushtimit në 1066-ën të Anglisë nga Duka William i Normandisë dhe pasojave që solli ky pushtim, rreth 75% e fjalorit të anglishtes moderne e ka prejardhjen nga frëngjishtja dhe latinishtja (dmth nga gjuhët e romancës, të paraqitura në diagramë me ngjyrë portokalli) dhe jo nga burime gjermanike. Si rrjedhim, anglishtja (gjuhë gjermanike) dhe frëngjishtja (gjuhë romance) nga pikëpamja e leksikut janë më pranë njëra tjetrës sesa rumanishtja (gjuhë romance) me frëngjishten.
Atëherë pse anglishtja konsiderohet ende gjuhë gjermanike? Dy janë arsyet. E para, fjalët më të përdorura në anglisht vijnë nga burime gjermanike, e jo latine. Po, po, fjalët e famshme njërrokëshe anglo-saksone kanë mbetur ende gjallë. Së dyti, sintaksa e anglishtes, ndonëse e thjeshtuar mjaft në krahasim me atë origjinale të anglishtes së vjetër, mbetet dukshëm gjermanike. Pushtimi norman vërtet i shtoi fjalorit anglez fjalë frënge dhe përmes një proçesi thjeshtëzimi, i cili u zhvillua për hir të nevojës së komunikimit mes dy palëve, e zhveshi gramatikën angleze nga një pjesë e asaj gjermane, por pa i shtuar asgjë nga gramatika e frëngjishtes. (Përktheu VP/Illyria)

4 Responses to “Shqipja, “botë më vete,” mes gjuhëve europiane”

Read below or add a comment...

  1. natali says:

    Jo gjuhe romance (!) po gjuhe romane …:

  2. gianni belluscio says:

    Duke konsideruar vetem leksikun, atehere pse mungon lidhja e ngushte me turqishten?

    • The arbanesh man says:

      Se ai ‘albanian’ atu lart asht At Gjon Buzuku, jo Haxhi Qamili.

  3. margarita lafe says:

    sic dihet, greqishtja eshte rrenja .

Leave a Reply to natali Cancel reply

*