Shqiptarë të Amerikës, regjistrohuni për të votuar!

Xheladin Zeneli

U bëj thirrje bashkatdhetarëve të mi , të cilët kanë nënshtetësinë amerikane dhe i plotësojnë kushtet për të votuar , të regjistrohen si votues dhe që në zgjedhjet e 6 Nëntorit të ushtrojnë obligimin e tyre qytetar. Si qytetar të një shteti të cilin ne e kemi zgjedhur që të jetojmë,pra të SHBA-ve, mendoj se është me rëndësi qe të jemi pjesë e procesit zgjedhor dhe demokratik të këtij vendi.
Gjithashtu, nëse dëshirojmë dhe aspirojmë që si kumunitet të faktorizohemi në vendbanimet ku ne gravitojmë në diasporë, atëherë medomos duhet të registrohemi dhe të marrim pjesë në procesin votues të këtij vendi.
Duhet të theksoj se zgjedhjet në nivel të qeverisjes lokale janë po aq të rëndësishme sa zgjedhjet në nivel federativ.Këtë më së miri e shpjegon kryetarja e Lidhjes së Femrave të Bergen County ( NJ), Barbara King e cila thotë:
“Shumë qytetarë amerikan votojnë vetëm çdo katër vite në zgjedhjet për president të SHBA-ve. Ata nuk janë të vetëdijshëm për faktin se ligjet me të cilat qeveriset vendi, shteti apo bashkitë ( komunat) nuk përpilohen nga presidenti ose governatori, por nga ligjëvënësit kombëtar ( senatorët dhe kongresistët), nga ligjëvënësit e nivelit shtetëror ( anëtarët e asamblesë dhe senatorët shtetëror) si dhe nga anëtarët e këshillave bashkiake të qyteteteve. Këto ligje kanë efekt në taksat tona, në infrastrukturë, veprimtaritë komunale, shërbimin shëndetësor etj.”
Është e qëlluar thënia e cila thotë” Ata të cilët nuk votojnë nuk kanë të drejtën që të ankohen “.

Për shtetin New Jersey, data e fundit për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 6 Nëntorit 2018 është 16 Tetor 2018.
Për tu regjistruar përmes internetit, kliku link-un e mëposhtëm.
Për shtetet e tjera në SHBA vizitoni portalin e qeverisjes së shtetit përkatës.

Comment

*