Shqiptarët kërkojnë përfshirjen e Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi

Preshevë, 2 maj 2019 – Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, dhe deputeti shqiptar i Kuvendit të Serbisë, Fatmir Hasani, kërkojnë që çështja e Luginës së Preshevës të përfshihet në fazën finale të dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës er kanë bërë këtë kërkesë përmes një letre dërguar Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherinit, Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe koordinatorëve të delegacioneve shtetërore të Kosovës, Shpend Ahmetit e Fatmir Limajt.

“Ne, përfaqësuesit legjitimë të institucioneve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës kërkojmë përfshirjen e çështjes së Luginës së Preshevës në procesin e kësaj faze të dialogut me qëllimin që të arrihet një marrëveshje ndërkombëtare ligjërisht obliguese”, thuhet në letër, transmeton Koha.net.

“Përfshirja dhe menaxhimi i çështjes së Luginës së Preshevës në këtë fazë të dialogut paraqet nevojën për paqe afatgjate midis popujve në Ballkanin Perëndimor”, shkruajnë përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në letrën e tyre thuhet se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë përbën “një rast të mirë që të zgjidhen probleme vitale për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”. (r.m.)

One Response to “Shqiptarët kërkojnë përfshirjen e Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi”

Read below or add a comment...

  1. Gege Kosova says:

    E vetmja kerkes e shqiptareve te LUGINES,dhe te vetem qe Hashim Thaci e perkrah dhe e thot vazhdimisht,te cilen opozta shqiptare andej e kendej Drini e sjaojne,i japin forma e eprmbajtje te ndryshme,sipas deshires se tyre dhe tregut te politikes ditore,me cka e rendojne akuzen kunder Hashimit dhe ceshtjes shqiptare ne pergjithsi.kjo eshte vecoria e paqartesise-trubu llimit te politikes shqiptare tash e sa vjet,vecmas keto 2-3vjetet e fundit.Kjo behet qelimisht vet em per te ndeshkuar pamerituesheme Hashimin dhe per te perfituar ndonje”vjam nga pleshti” i politikes ditore..Kaq eshte e sinqert dhe korrekte politika aktuale shqiptare.

Comment

*