Shqiptarët ndërtuan dhe dhuruan kisha në Çamërinë e pushtuar nga grekët

Traktatet kriminalë të Londrës, turko-grekë,  Lozanës, Firences shënuan këmbimin e popullatave që në të vërtetë ishte dëbimi dhe genocidi ndaj shqiptarëve etnikë çamë

Denion Ndrenika

Kjo është një kishë e ndërtuar në Paramithi të krahinës së madhe jugore të Shqipërisë, Çamëri të pushtuar nga grekët.

Fotografinë e publikoi Ilir Bako nga Çamëria me legjendën shpjeguese të mëposhtme:

“Kishë në Paramithi, e ndërtuar dhe e dhuruar nga një shqiptar me emrin Ali… bashkëqytetarëve të tij paramithjotë. Dhe, sot quhet “Kisha e Shqiptarit”.

Kryeqendra e Çamërisë, Arta u pushtua nga trupat greke në 1876 dhe pësoi shfarosje, genocid, asimilim, dëbime të pashoqe.

Traktatet kriminalë të Londrës, turko-grekë,  Lozanës, Firences shënuan këmbimin e popullatave që në të vërtetë ishte dëbimi dhe genocidi ndaj shqiptarëve etnikë çamë.

Në 27 Qershor 1944 grekët nisën genocidin e radhës që në Paramithi kur nxorrën n ga shtëpitë dhe vranë 600 shqiptarë, përfshi gra, fëmijë dhe pleq.

Kjo ishte fushata e fundit genocidiale e grekëve kundër çamëve shqiptarë etnikë që vazhdoi me kategorizimin e tyre si bashkëpunëtorë të fashizimit, me sekuestrimin e pronave, mosnjohjen e shtetësisë greke dhe sot e kësaj dite me pengimin e kthimit si të pronave, shtetësisë dhe të njerëzve në vatrat e tyre dhe varret e familjeve.

27 Qershori 1944 njihet nga Kuvendi i Shqipërisë si Dita e Genocidit Grek Kundër Shqiptarëve të Çamërisë.

Comment

*