Shqiptarët në Chicago, Illinois: Solidarizim me popullin shqiptar për Ramush Haradinajn

Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois, me selinë Chicago, në diskutimet e fundi lidhur me arrestimin e z. Ramush Haradinaj në France, lëshon ketë:

DEKLARATË

Kryesia e ketij komuniteti bashkë me anëtaresinë e gjerë, solidarizohet tërësisht me popullin shqiptar në atdhe, SHBA, Europë dhe kudo që proteston kundrejt vendimit të shtetit Francez për arrestimin e kryetarit tëAleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, nëbazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Në të njejtën kohë, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois i kërkon Republikës së Francës që të zbatoj standardet Evropiane dhe mos të zbatoj standard të dyfishta për qyetataret e Kosovës, Komandatët dhe Ushtaret Çlimtare të Kosovës duke u bazu në urdhërarreste dhe pretendime të shtetit Serb, i cili bëri spastrime etnik edhe kreu gjenocid gati në të gjithë Ballkanin.

Ky komunitet nuk befasohet me fletëarrestet e Serbisë, sepse është mësuar me pretendimet e saja iluzioniste dhe jo reale, por befasohet qe nje shtet mik i Bashkimit Evropian si Franca, I cilinjohi Kosovën si shtet të Pavarur dhe Sovran, të veproj në këtë mënyrë dhe të arreston ish luftëtarët e lirisë, kur dihet që z. Haradinaj ishte shpallur dyherë e pafajshëm në tribunalin e Hages.

Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois gjithashtu kërkon nga dy shtetet shqiptare qe të reagojne me mjete diplomatike lidhur me arrestimin e z. Haradinaj.

Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois.

10 Janar, 2017

Comment

*