Shqiptarët në protestë, tundin Nju Jorkun për lirimin e Haradinajt

Beqir Sina

Qindra shqiptaro-amerikanë, duke sfiduar edhe kushtet e vështira të një moti polar, ( minus 15 grad celcius), u mblodhën sot paradite, për të protestuar fillimisht për më shumë një orë përpara konsullatës serbe në Nju Jork, duke kërkuar lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, dhe ish-luftëtarit të lirisë, Ramush Haradinaj, dhe më pas marshi i tyre paqësor, me autobusa, makina dhe në këmbë, u përqendrua para Ambasades Franceze në New York City( në Avenue e 2 dhe 47 Street) në Manhattan – New York, duke u mbyllur më një me dorëzimin e një peticioni Ambasdorit franceze,

Protesta paqësore ishte e organizuar nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikanë – i Përkrahuar nga dhjetera organizata e shoqata të tjera në Nju Jork, dhe u drejtua nga asmablesiti shqiptarë Mark Gjonaj me motivin ; “Qëndrojm me Ramush Haradinaj – Luftëtarin për Liri dhe Ish Kryeministrin e Kosovës”.

Ndërkohë, që Haradinaj ndodhet i arrestuar nga autoritetet franceze në bazë të një fletëarresti lëshuar nga Serbia, për Interpolin Europian, Serbia, po kërkon ekstradimin e tij dhe një dalje para gjykatës franceze, por ai thuhet se mund të ndodhë të lirohet ditën e enjte.

Me këtë rast Shqiptarët e Amerikës, kanë bashkuar zërat e tyre me ata që bëjnë thirrje për anullimin e urdhërave të tilla, që kërkojnë të paraqesin agresorin si viktimë dhe viktimën si agresor për ngjarjet e përgjakshme të viteve 1990, dhe heqjen eketry listave nga interpoli.

Gjatë protestës, së New Yorkut, para ambasdës së Serbisë, dhe asaj së Francës, moren pjese , lider te komunitetit, afariste dhe biznesmen te sukseshem, veprimtar te dallur , personalitete te njohuar shqiptare.

Ndersa folën duke bër thirrje për lirimin e menjëhershëm të Ramush Hardinaj, veprimtar të njohur të komuniteit, si ish komandanti i Batalionit Atlantiku Gani Shehu, veprimtari i njohur Harry Bajraktari, ish kryetari i Shoqates Dibra, z. Ibrahim Kolari, këngëtari i mirënjohur Meda, kengetarja Albërie Hardagjonaj, ish luftëtari i Batalionit Atlantiku Uk Lushi, kryetari i organizatës Rrënjët Shqiptare Marko Kepi, Dod Nikprelaj, anëtar i Këshillit Thenelues të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, duke folur për lirimin e Ramush Haradinaj! dhe të tjerve.

Uk Lushi, investitor shqiptaro-amerikan dhe ish- ushtar i UÇK-së, duke ju drejtuar të pranishmëve tha: “Serbia është ajo që ka bërë krime në luftën e Kosovës, kurse UÇK dhe komandant Haradinaj kanë mbrojtur viktimat e agresionit serb. Krimineli nuk mund ta gjykojë luftëtarin kundër kriminelëve.

Nëse Franca, tha ai planifikon të ekstradojë Haradinajn në Beograd, ajo duhet të ekstradojë 10 milionë shqiptarë, sepse të gjithë shqiptarët kemi qenë me luftën çlirimtare dhe me UÇK-në.””Populli shqiptar është një dhe i bashkuar. Ne nuk do të lejojmë lojërat politike me drejtësinë.”– përfundoi Lushi.

Protestuesit në Nju Jork mbanin flamujt e Shqipërisë, Kosovës, dhe SHBA, si dhe parrulla ku kërkohej lirimi i menjëhershëm dhe dhenja fund e këtyre arrestimeve me listat e përgatitura nga Beogradi – për luftëtarët e lirisë – UÇK-së.

Protestuesit para ambasadës franceze, gjithashtu bënë thirrje për lirimin e Ramush Hardinaj, dhe brohotitën “SHBA, SHBA” dhe “UÇK, UÇK” – “O Ramush je Hero – Ty Kosova shumë do”, si dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm të kryetarit të AAK-së.

Organizata Komuniteti Shqiptaro-Amerikanë – në fund në të kësaj proteste paqësore, në emër të të gjithë protestuesve, pra të gjithë shqiptarëve të Amerikës, drejtoj një Peticion për lirimin e menjëhershëm të zotit Haradinaj – dorëzuar në dorë ambasadorit francez në OKB nga Asamblesiti shqiptar Mark Gjonaj.

15895402_1347103002021283_8033581934603168936_n 15895329_1347102492021334_7239381985591735053_n 15894249_1347102415354675_1482683187293190599_n 15873312_1347101328688117_7812943240701712008_n 15965059_1347100692021514_2356910226279476452_n 15871612_1347100475354869_6656994572250295021_n 15977482_1347099955354921_7945707805299697408_n 15940691_1347100338688216_1194134070582889808_n 15975289_1347093282022255_410279203567195615_o 15936628_1347089395355977_6427921405728652845_o 15896260_1347093165355600_6015993373188135873_o 15972668_1347092568688993_1480650749379779472_o 15972452_1347092392022344_8247597181233126683_o 15875072_1347092295355687_3287377757172356105_o 15936967_1347092262022357_2316778831774058471_o 15972723_1347092208689029_4828068500632710785_o 15875502_1347092038689046_6465714284255469220_o

Comment

*