Shqiptarët nuk humbasin kohë, del kënga për Donald Trump

Shoqata Kulturore e Atdhetare “Mokra” dhe këngëtari i njohur popullor Ramadan Kllogjiri kanë bërë një “Këngë për Donald Trump”.
Kënga të cilën mund ta ndiqni më poshtë, në YouTube i këndon miqësisë së Shqipërisë me Amerikën dhe i uron sukses, “presidentit të përjetshëm”, Donald Trump.
Një këngë për Donald Trump ka dalë edhe në Serbi ku fitorja e tij shihet gjerësisht me optimizëm. Ndjenjat janë më të ndryshme në trojet shqiptare, sidomos në Kosovë. Lidhjet e tij me Putinin dhe mungesa e vazhdimësisë me elitën politike në Washington, ka ngritur dyshime, nëse do të ketë një devijim të madh nga kursi i politikës se jashtme dhe sigurisë të SHBA-së në Ballkan.
Po kjo nuk do të thotë se Trump nuk ka mbështetësit e tij të zjarrtë. Shumë shqiptaro-amerikanë votuan e bënë fushatë për të. Disa në Shqipëri u gëzuan për fitoren e tij se e panë si një shpullë për kryeministrin Edi Rama, që ishte shprehur hapur kundër tij. Të tjerë thjesht mendojnë se ai është më i mirë për Amerikën.
Ndërsa debatet vazhdojnë Ramadan Kllogjiri dhe shokët e grupit të tij nuk kanë dyshime se me kë janë. Ja kënga e tij. (r.a.)

Comment

*