Protestë kundër kryepeshkopit Anastasios në hyrje të Fordham University

Beqir Sina

Beqir Sina

Shqiptarët i organizoi dhe i udhëhoqi organizata Rrënjët Shqiptare dhe Presidenti i saj zoti Marko Kepi, por u bashkëngjiten edhe organizata dhe shoqatat të tjera të komunitetit

 

BRONX, NEW YORK: Gjatë kohës kur Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fortlumturia e Tij Anastasios Janullatos, po mbante një ligjëratë në një nga sallat e Fordham University dhe po i jepej në mënyrë simbolike titulli Doktor i Nderit në Letrat Humane, të këtij universiteti, në hyrje të portës kryesore dhe rrugën përballë, saj – u mbajt një protestë paqësore, e parlajmëruar më parë.
Në këtë protestë që u zhvilua në mes një të ftohtit polar, por edhe forcave të shumta të policisë njujorkeze, morën pjesë një numër i madh veprimtarësh, përfaqësues të disa organizatave shqiptare në SHBA (Federata PanShqiptare e Amerikës Vatra, Rrënjët Shqipëtare (edhe dega nga Teksas dhe Michigan), Organizata Djemtë e Gjirokastrës, Përmetit, dhe Sarandës, Shoqata KOMBI, Shoqata Ana e Malit, Shoqata Plavë – Guci, Grupi Bashkimi Kombëtar, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, Partia Lëvizja e Legalitetit, Organizata Uskana në Illinois, Shoqata Çamëria, Grupi i Studentëve shqiptarë dhe me prejardhje shqiptare në Universitetin Fordham, Shoqata Shqiptaro Amerikane e Komunitetit në Chicago etj).
Shqiptaro-amerikanët protestuan për disa orë, për të shprehur hapur pakënaqësinë e tyre, që një universitet i njohur në SHBA, po nderon një Prift, që ata e quajtën uzurpator të Kishës Ortodokse Shqiptare.
Protesta paqësore ishte e organizuar dhe u udhëhoq nga organizata Rrënjët Shqiptare, Presidenti i saj zoti Marko Kepi, por iu bashkëngjiten edhe liderë të komunitetit, përfaqësues nga organizata dhe shoqatat të tjera, të komunitetit edhe nga shtete të tjera të SHBA, të cilat e përshëndetën tubimin e protestës.


Me mesazhe të forta e përshëndetën protestën kundra – Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fortlumturia e Tij Anastasios Janullatos, edhe Hirësia e Tij Peshkopi i Arbëreshve të Argjentinës, Alexander, Reverend (Mileant) i Buenos Aires dhe Amerika e Jugut, At Nikollë Marku, prift shqiptar ortodoks në dioqezën e “Shën Mërisë” në qytetin e Elbasanit, të cilët, dërguan mesazhet e tyre të lexuara nga Naze Veliu dhe Emin Eddie Egriu.
Kryepeshkopi Alexander në mbështetje të protestës shkruante: “Vëllezërit, e mi të dashur shqiptarë dhe motrat në SHBA, si dhe në mbarë botën :
Momentet më të lavdishme të historisë së vendit tonë, është kur në krizën e saj më të thellë ,liria e popullit tonë është e kërcënuar , si shpresa e lirisë të nxit zemrat dhe zgjojë idealet tona më të mëdha , ne zbulojmë në të gjithë shkelqimin e saj , dashurinë për atdheun tonë Shqipërinë . Kjo dashuri sjell mrekulli e forcë, bujarinë dhe madhështinë . Është atëherë kur heronjtë janë manifestuar në një zjarr të shenjtë, e cila, është ndezur dhe rritet me masa kontradiktore . Kjo është në gjakun tonë , kjo është pjesë e ADN-së tonë shqiptare . Populli shqiptar , si brenda dhe jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga besimet fetare apo mungesa atje prej saj , pavarësisht nga pikëpamjet politike ose përkatësinë fisnore , të gjithë ne kemi , një gjë të përbashkët , jemi bij të Shqipes, jemi Shqipëtar . Dhe të gjithë dhe gjithënjë , kemi pasur vetëm një vizion :të bëjmë Shqipërin vendin më më të bukur dhe të lumtur në tokë !
Madhështia e popullit tonë nuk është vetëm një moment në kohë , ajo është thelbi ynë , kjo është historia jonë e vetëdijes tonë, për sovranitetin tonë , pavarësisë dhe destinacionit . Etje e ynë për unitet ! Një komb lulëzon në fytyrë edhe në fatkeqësi , kur , ajo është vënë kundër pengesave eksponenciale , kur një brez i ngritet për të kërkuar atë që ajo meriton . Kështu vëllezërit e mi të gjakut dhe motra, unë mendoj se është koha .
Shqipëria nëna ime Unë lutem për ju . Unë lutem çdo natë për fëmijët tuaj . Unë lutem për vëllezërit e mi në Shqipëri dhe Kosovë . Unë lutem për paqe për vëllezërit e mi shqiptarë në Maqedoni . Unë lutem për barazi për shqiptarët e mi në Mal të Zi . Unë lutem për vëllezërit e mi shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe kudo nën Serbi . Unë lutem për të shpëtuar kthimin e emigrantëve shqiptarë nga Greqia , Italia dhe kudo . Për fëmijët dhe gratë e lënë pas . Unë lutem për të rinjtë shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova, për rininë shqiptare kudo , lutem çdo natë . Ju jeni e ardhmja jonë . Ju jeni fëmijët tanë . Unë lutem për çdo gjë shqiptare, , sepse unë ju dua me gjithë zemrën time . Rroftë Shqipëria , Zoti i Bekoftë kudo Shqipëtarët”
Ndërsa, me përshëndetje rasti në këtë protestë, erdhi edhe ish kongresisti republikan e New Yorkut, Joseph J DioGuardi, Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, i cili falenderoi protestuesit dhe i inkurajoi ata, për këtë protestim .
Nazo Veliu nga Vatra e akuzoi ashpër kryepeshkopin si “shovinist modern europian i Vorio-Epirit”. “Gjithshka që bën ky njeri në Shqipëri, është në shërbim të projektit Vorio-Epir në jug të Shqipërisë”, tha ajo.
Nënkryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës, Asllan Bushati dhe nën presidenti i organizatës “Rrënjët Shqiptare”, Dorian Nasto, i besimit ortodoks, e të tjerë përshëndetën nga megafoni. Po kështu edhe Sali Bollati, një aktivist i njohur në komunitet dhe i mbijetuar i tragjedisë çame. Mesazh përshëndetje dërgoi edhe kryetari i Lëvizjes Legaliteti zoti Hakik Mena.
Kryetari i “Rrënjëve Shqiptare” Marko Kepi foli nga megafoni dhe shpjegoi se kjo nuk ishte protestë kundra vëllezërve tanë ortodoksë, por është kundra faktit që në krye të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, po qëndron tash 23 vjet një prift grek.
“Statusi i kësaj Kishe qysh më 1937 në kohën e Mbretit Zog, ka vendosur që në krye të saj të jetë vetëm një prift shqipëtar, i lindur në Shqipëri, të flasë shqip dhe të jetë me gjak shqiptar”, tha Marko Kepi. “Prandaj, në radhët e protestuesve kanë ardhur edhe shumë shqiptarë të rinj dhe të moshave të ndryshme të fesë ortodokse dhe të gjithave feve të tjera”.
Ai paraqiti disa materialeve të publikuara në shtypin shqiptar për të dëshmuar veprimtarinë subversive të Kryepeshkopit në kundërshtim me ndenjat shqiptare.
Parrullat dhe thirrjet e protestuesve ishin në të dy gjuhët anglisht dhe shqip : ” Protect the Albanian Orthodox – Albanian Orthodox not for Sale!- Kush e vrau?? Papa Kristo Negovanin 1875 – 1905 – Janullatos merr shembull!- Albanian Orthodox not Greek Orthodox – Religion free of foreign Influence – Albanian deserve an Independent Albanian Orthodox Church – We want an Albanian Archbishop – Albanian Church – Albanian Archbishop – This should be the Albanian Church – ky është At i Kishës Fan S. Noli ky është At i Kombit- Orthodox does not mean Greek dhe “Kush e vrau At Stath Melaninin ??? “
Organizata “Rrënjët Shqiptare” i ka dërguar një letër Presidentit të Fordham University ku vlerësohet se kryepeshkopi nuk e meriton nderimin dhe se nuk përfaqëson shqiptarët. Një letër publike kundra Janullatosit, është nisur edhe nga Shoqata Kombi në Massachusetts, kurse një grup shqiptarësh studentë të tanishëm si dhe të diplomuar nga universiteti Fordham, shprehën zhgënjimin e tyre, që shkolla e tyre e zemrës po nderon një njeri të tillë.

15 Responses to “Protestë kundër kryepeshkopit Anastasios në hyrje të Fordham University”

Read below or add a comment...

  1. Elis says:

    cfar do fejet te kemi, duhet vetem shqqip, kisha chamia, te flasin shqip, per zotiin dhe per kombin dhe shqiptare jan gjith se bashku.

    At marku duhet te jet ne kry te kishes ton shqiptare. nga hurja grekeve ne kisha shqiptare kemi humb shume re relika ma te vjetura ne ballkan, shitur ne greqi.

  2. ilir says:

    pra shoqatat me karakter ultranacionalist dolen e protestuan, ndersa komunitetet fetare jo.
    Ky eshte fakt se eshte ceshtje e paster e atyre qe nuk duan ortodoksit.

    Skizofrenia e shqiptareve ultranacionaliste dhe ekstremiste vazhdon te shfaqet tashme boterisht Madje u ka humbur edhe besa dhe miresjohja. Me keta do te beje hajer (perparim) Shqiperia??? Mjere shqiptaret e diaspores qe udhehiqen nga keta palo shqiptare.

    • Idro says:

      O Ilir , së pari emrin e paske fallco , më së paku po të shkoka ky emër ty !
      Unë këta protestues nuk po i njoh por që kanë protestu kundër një antishqiptari siç asht Janullatos – janë për çdo respekt sepse i njohim të bëmat e Janullatos kundër shqiptarëve !
      EDHE MOS I PERZIEJ DHE FYEJ BESIMTARET ORTODOKS SHQIPTAR DUKE MBROJTE NJE ANTISHQIPTAR !
      A THUA NE GREQI A KA NE KRYE TE KISHES GREKE KRYEPESHKOP SHQIPTAR !?
      Nëse besimtarët shqiptarë qofshin ata myslimanë, ortodoks, katolikë apo çfarëdo besimi tjetër , nuk arrijnë të udhëhiqen nga udhëheqës fetar shqiptar dhe në gjuhën shqipe , atëherë më mirë të lënë zbrazët këto vende se të na udhëheqin përçarësit e huaj !

  3. ilir says:

    Tashme shqiptaret e diaspores dhe te sapo ardhurit ne SHBA kuptuan me qarte se keta protestues ultranacionaliste nuk jane vecse mbeturina te pjelles fanatike shqiptare qe duan gjak dhe lufte. Keto shoqata politike protestuese te diaspores kane mbetur ne kohen e Haxhi Qamilit “Duam Baben”.
    Keta protestues treguan se nuk integrohen dot ne shoqerine e hapur amerikane. Keta protestues duan qe mekatet e mekatareve t’ia ngjeshin dhe t’ia numerojne atyre qe nuk kishin lindur dhe nuk kane lidhje me mendesine e semure.
    Megjithate ketu doli hapur karakteri antiortodoks. Edhe ata 2 ortodokse te mashtruar, nuk njohin fene e tyre.

    Nga i gjithe globi i mbushur me ortodoks keta protestues paraqiten mashtruesin publik Nikolla Marku si patriot dhe frymezuesin e tyre. Mjere keta! Po pse nuk erdhi Ate Arturi Liolini??? Apo vellai i tij Kryepeshkop Nikoni??? Apo tani keta i bene greke???

    • Idro says:

      Të shkarkohet nga funksioni Kryepeshkopi grek Janullatos në Shqipëri
      Foto: Albanian Roots (www.albanianroots.org)
      Foto: Albanian Roots (www.albanianroots.org)
      Hakik Mena përkrah protestën kundër Janullatosit në New York
      Fjalimi tek protesta organizuar nga Rrënjët Shqiptare
      Të dashtun bashkatdhetarë!
      Në rradhë të parë ju pershëndës thellësisht nga zemra që keni marrë mundimin në këtë ditë të ftohtë Janari të merrni pjesë në këtë demonstrim paqësor që bëhet në shenjë proteste kundër marrjes së titullit Doktor Nderi për Letrat Humane nga universiteti i njohur, Fordham Universitety prej Janullatosit.
      Ky demonstrim paqësor është mjaftë i rëndesishëm për disa arsye:
      1) Arsyeja e parë është se kjo demonstratë bëhet përpara një institucioni të dijes dhe besoj që nuk ka vend më të mirë për të sqaruar padrejetsinë që i është bërë Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare duke e mbajtur peng kryesimin e saj prej një shtetasi të huaji , se sa në një vend të tillë të dijes dhe aq më tepër të një instituticoni që i ka rrënjët në besim tek Zoti, konkretisht në atë të besimit katolik.
      2) Arsyeja e dytë është se kjo demonstrate paqësore mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendin me mik të shqiptarëve dhe natyrisht vendi ku edhe merren vendimet më të rëndësishme ndërkombetare. Si rrjedhim duke pas parasysh edhe faktin që në tre shtetshin NY,NJ,CT ndodhet maxhoranca e popullsisë së diasporës në Amerike duhet të shfrytëzojmë forcën tonë peër t’i treguar politikës amerikane se ne në shumicë absolute jemi kategorisht kundër faktit që një i huaj në kundërshtim me kanunorën e Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare të vazhdoj të jetë në krye të sajë edhe mbas 23 vjeteve.
      3) Duke pas fatin të jetojmë në vendin më demokratik në botë dhe të jemi totalisht jashtë ndikimeve, presioneve, joshjeve, të politikës shqiptare. Gjithashtu duke pas parasysh faktin e hidhur që politika shqiptare për pothuajse 23 vjet ka ndjekur një politikë jargavitese, servile dhe totalisht nënshtruese duke mos e hapur asnjiherë në mënyrë institucionale çështjen dëshpëruese dhe lënguese që ndodhet Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare, atëherë na takon NE si DIASPORË të zgjohemi e të kërkojmë të drejtat tona e në këtë rast atë të zgjidhjes së problemeve që Kisha autoqefale Ortodokse Shqiptare ka, pasi jemi i vetmi zë shpresëdhënës në dalzotjen e çeshtjeve kardinale shqiptare.
      Të nderuar perfaqësues të Universitetit , Fordam University,
      Ju vejmë në dijeni se ne si diasporë por jemi të sigurtë se edhe të gjithë shqiptarët që banojnë në të gjitha viset etnike shqiptare dhe në veçanti popullata ortodokse shqiptare kërkon të dijë se si ka mundesi që:
      a) Janullatos vazhdon të rrije në krye të Kishës Autoqefal Ortodokse Shqiptare? Me çfare të drejtë?
      b) A e njeh ai Kanunorën e Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare të krijuar nga Noli? dhe nqs jo pse?
      c) Si ka mundësi që mos të deklarohet asnjiherë për çeshtjen e Çamërisë kur dihet fare mirë gjenocidi i ushtruar mbi këtë popullsi të pafajshme autoktone shqiptare?
      d) A ka qenë deklaruar ndonjëherë gjatë kohës së luftës së Kosovës kundër gjenocidit Milloshevician?
      e) A është deklaruar ndonjerë kunder rracizmit grek që shqiptaret ndeshen që nga 1991 e deri më sot?
      f) Si ka mundësi që edhe mbas 23 vjetesh mos të pregatitet një prift ortodoks me gjak dhe kombësi shqiptare?
      g) A është deklaruar ndonjëhere kundër deklarimeve predendimeve dhe provokimeve të vazhdueshme të shovinizmit grek për çështjen e Vorio Epirit ?
      h) A i mban ritet fetare në gjuhen shqipe?
      I) A ka marr mundimin për të hapur shkollat shqipe në Greqi për komunitetin e tanishëm por edhe atë arvanitas e çam?
      Të nderuar perfaqësues të universitetit, Fordam University,
      Do të ishte e drejtë që mbasi të kishit marrë përgjigjjet e këtyre pyetjeve të mësipërme prej z, Janullatos dhe në bazë të përgjigjjes së tij të kishit marrë një vendim a është e drejtë një ftesë dhe një nderim për personin në fjalë.
      Te dashtun bashkatdhetarë,
      Kur çështja kombëtare është nv rrezik dhe kërkon ndihmë ne duhet të punojmë së bashku pa dallim feje, krahine a ideje dhe për ilustrim po sjell një citim më poshtë që tregon se si punohet edhe me kundërshtarin për hir të çështjes kombëtare:
      Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare e nisi Fan Noli me 1908 dhe e bitisi Ahmet Zogu në 1937. Binom interesant dhe shembull për tu ndjekur nga të gjithë të ashtuquajturit “politikbërës”. Dy “armiq”, kundërshtar ideshë të përbetuar te njeri-tjetrit hidhnin në Shqipërinë e brishtë të asaj periudhë një nder themelet e shtetformimit dhe shqiptarizmës ndërsa sot në 101 vjetorin e Shqipnisë londineze nuk kemi akoma një platformë kombëtare. Fatkeqësisht fqinjët kane 174 vjet me nga nje të tillë. Mendoj se këto dy figura duhen marrë shembull për ringritjen e vlerave kombëtare.
      Qoftë e afert dita e pamvarsise se Kishes Ortodokse Shqiptare !
      Rroftë Kombi Shqiptar!
      Hakik Mena
      Kryetar i PLL, New York
      1
      1
      11
      1
      1
      1
      1
      1
      1
      1
      1
      1
      Kërko … Search in site…

      Share on facebookShare on twitterShare on emailShare on print

      Related posts
      Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës dhe ajo e Maq…
      Nënshkruhet në Vjenë dokumenti i bashkëpunimit teknik me Agj…
      VIZITA E DELEGACIONIT TË AFARISTËVE TË KOSOVËS NË PANAIRET …
      Selimi pritet në nivele të larta në SHBA dhe ligjëron në Yal…
      Leave a Reply
      Name (required)
      Mail (will not be published) (required)
      Website

      Share on facebookShare on twitterShare on email
      Related posts
      Afërdita-Shqipëri nuk është Helenë Troje për Greqi
      Stability providing new opportunities for Afghan women
      Akademia e Shqiperisë dhe Kosovare te jetë nismetare e Ribas…
      PERSE ‘SHQIPERI ETNIKE’..?
      Recent posts
      Shoqata Rinia Gåsebeck feston 6-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Helsingborg, Suedi
      Protect the Albanian Orthodox
      Protestë paqësore kundër Kryepeshkopit grek Janullatos
      Të shkarkohet nga funksioni Kryepeshkopi grek Janullatos në Shqipëri
      Albanian Roots Meeting with Bishop Joan Pelushi and Archbishop Nikon Liolin
      One on One Interview with filmmaker Miko Klubz
      Peaceful Rally against Janullatos at Fordham University
      Shqipëria Etnike feston 6-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Miçigan
      “Man of the House” përzgjedhur për skenarin më të mirë europian
      Benxhamin Frenklin, Figura e parë botërore Amerikane ( 1706-1790)
      PËRSE U SHUA NJË YLL
      DHIMBJE E BUKUR
      Njeriu që denocoi Traktatin e Fshehtë të Londrës (1915) dhe shpëtoi Shqipërinë nga coptimit
      TË TRETURIT DHE TË PADITURIT NUK MUND TË GJYKOHEN…
      Poezi nga Teuta Sadiku
      Recent comments
      artiola rexhepi te Poezi të zgjedhura në 100-vjetorin e pavarësisë
      Vjollca Pasku te POEZI TË ZGJEDHURA NGA VULLNET MATO
      Kozeta Zylo te Interview with TV Producer Qemal Zylo
      Faik bèj Konica, Mit’hat bèj Frashëri dhe Profesor Sami Repishti mbi pushtimin turk-osman « Kosova tek AlbEmigrant te Kasnecët e kobit të kombit
      Maki te UDHTIMI I LAPIDARËVE
      Sejdi te DHIMBJE E MALL PËR SHKRIMTARIN BUZAGAS, RIZA LAHI
      Artina te Poezi për flamurin
      Shqiptari te Don. Anton Kqiraj është Atë Gjergj Fishta i – II – i gjallë – i Shqiperisë së Ribashkuar dhe predikues i fjalës së ZOTIT në botën e civilizimit njerzor botëror
      Vedat Shehu te Interview with TV Producer Qemal Zylo
      toni te Odiseja e një Detektivi nga Agim Hamiti

      Archive
      Janar 2014 (165)
      Dhjetor 2013 (44)
      Nëntor 2013 (104)
      Tetor 2013 (155)
      Shtator 2013 (81)
      Gusht 2013 (218)
      Korrik 2013 (4)
      Qershor 2013 (1)
      Maj 2013 (2)
      Prill 2013 (45)
      Mars 2013 (296)
      Shkurt 2013 (281)
      Janar 2013 (198)
      Dhjetor 2012 (200)
      Nëntor 2012 (209)
      Tetor 2012 (275)
      Shtator 2012 (170)
      Gusht 2012 (203)
      Korrik 2012 (181)
      Qershor 2012 (171)
      Maj 2012 (307)
      Prill 2012 (342)
      Mars 2012 (348)
      Shkurt 2012 (287)
      Janar 2012 (239)
      Dhjetor 2011 (227)
      Nëntor 2011 (239)
      Tetor 2011 (228)
      Shtator 2011 (141)
      Gusht 2011 (153)
      Korrik 2011 (118)
      Qershor 2011 (119)
      Maj 2011 (188)
      Prill 2011 (117)
      Mars 2011 (59)
      Shkurt 2011 (7)
      Janar 2011 (4)
      Dhjetor 2010 (2)
      Tetor 2010 (3)
      Shtator 2010 (4)
      Gusht 2010 (1)
      Korrik 2010 (3)
      Prill 2010 (2)
      Home About us Contact Info Lidhjet Diplomatike US-UK-Shqipëri- Kosovë Diplomatic Relations USA-UK-ALBANIA-KOSOVO RSS
      © 2014 Prishtina Press – Prishtinë – New York – London. All Rights Reserved. Hyni – De

  4. ilir says:

    injorantizmi i Marko Kepit ne lidhje me fene ortodokse duket qarte nga mesazhi i tij. Gafa e Marko Kepit: “Statusi i kësaj Kishe qysh më 1937 në kohën e Mbretit Zog, ka vendosur që në krye të saj të jetë vetëm një prift shqipëtar, i lindur në Shqipëri, të flasë shqip dhe të jetë me gjak shqiptar”, tha Marko Kepi”

    Ky nuk e ka haberin mor vella.

    Fatkeqesisht po dalin injorantet dhe po shesin shpirtin e tyre qe te behen drejtues.

  5. lis says:

    o ilir je tamam palaco je legen materniteti
    ne komente dukem me injoranti i te gjitheve o b…

  6. Dardan says:

    Po pse nuk zgjohen nga gjumi i thellë Shqipëtart ne Shqipëri dhe ti thuan haptas se koha yte mbaroj Janullatos dhe rruga mbar per Greqi,si është e mundur qe edhe pas 20 viteve aj qendron ne krye te kishes ortodokse Shqipëtare!?
    Në vitin 1992 kur kët e vun në krye të kishes ortodokse shqipetare ne menduam e tham..sa te trash ne kokë janë more këta Shqiptart e Shqiperis qe lejojn nje grek ne këtë post?Kaluan 22 vite dhe prap themi..o Shqipetar?..a jeni normal more?!

  7. Dardan says:

    Kisha pravosllave Serbe dhe ajo malazeze kan qenë bashkë deri ne panvarsin e Malit te zi,pas panvarsis se malit te zi ajo formoj kishen pravosllave te malit te zi,..Kisha Serbe protestoi ashper duke ber shaka dhe duke thene se nuk egziston kisha pravosllave e Malit te zi dhe se ajo duhet te jet ne kuadro te Kishes pravosllave Serbe.Por kisha pravosllave e Malit te zi e ignoroj kishen serbe dhe tani egziston e panvarur si kish pravosllave Mala Zeze me kryepeshkop malazes ne postin e saj…..Dua te them se askush nuk eshte BUDALLA qe ta vnoj ne post nje individ te shtetit fqinj(me pretend teritoriale) ne postin kryesor,apo ta lej at nen kontrollin e saj.

  8. TOMORI USA. says:

    Me vjen shume keq kurrre shikoj qe disa shoqata dhe individe te vecante dolen e protestuan kunder dekorimit te Drr Profesor Anastas Janullatis. Kontributi i keti poligloti ne ringritjen e kishes orthodokse SHqiptare mbas shkterimit total te diktatures Hoxhiste esht i pakrahasushem ne sensin pozitiv.Per gjthcka te mirre qe ka ber per orthodoksine dhe shqiptaret meriton te dekorohet edhe nga presidenti i SHqiperis me titullin HONORIS KAUZ. jo te demostrohet se dekorohet nga nje unuversitet prestigjoz. Ne vend qe shoqatat te japin mesazhe paqe qe aq shume ka nevoj ai popull nxisin urejtje nderfetare, per te cilen marin shembull, jo vetem ballkani porr edhe me gjere. SHqiperia mbasi u burgosen, u vrane dhe vdiqen kleriket e arsimuar spati asnje klerik te shkolluar qe ta merte kete detyre te larte te fese ortodokse. Ishte fat i madh qe patriarkana e Stambollit caktoi shkelqesin e tij Anastas Janullatos. SHkoni dhe njihuni me mbi 170 kisha e manastire, te ringritura nga themelet shkoni shikoni katedralen ne mes te Tiranes dhe dote maniteni nga bukuria dhe madheshtia, shikoni shkollat cerdhet, kopshtet. kliniken moderne me 24 specjalitete, te gjitha keto pa asnje qindarke nga shteti shqiptar. Te gjitha me kontributet e veta. NJihuni me ndihmat qe i dha popullit kosovar gjat debimit nga kosova. Sa e sa here ka ngritur zerin e kerkeses dhe potestes ndaj qevris greke qe shqiptaret qe punojne e jetojne ne Greqi te mos diskriminohen dhe te gezoj te drejtat si gjithe qytetaret e greqis. Lereni urejtjen per Drr profesor Anastasin ne vend te urejtjes esht mire te mbjellim dashurin. SHpresoj qe ne te ardhmen mos perseriten skena te ketilla, Perkundrazi cdo personalitet politik, publik, apo fetar i cdo feje qofte, qe dote vleresohet e dekorohet nga institucjonet nderkombetare te na gezoj dhe jo te na hidheroj.

  9. aleksander k says:

    nuk e Marr vesh si mund te veprojne keta njerez ne token tone ??? kaq gjum i thell na ka zene te gjithe ???? ai duhet ti ishte asgjesuar shume kohe me pare. Edhe pa eksperienc apo preskpertive te ishte nje prift shqipetar do kendonte apo fliste ne shqip …. pak gjuhe te huaja po na degjojne veshet ne dhe te huaj po dhe ne vendin tone ??? e njejta gje vlen dhe per fet e tjera SHQIP O NJEREZ …..

  10. enkeleda latifi says:

    Të nderuar miq! Mendoj se erdhi koha që se bashku të fillojmë një betejë të madhe, ndaj të gjithë atyre që na shkelin në kallo dhe që cënojnë shqiptarizmin akoma edhe brenda Shqipërisë. Erdhi momenti që t’u themi: JASHTË NGA SHQIPËRIA!
    Rreshtat e mëposhtëm dua ti ndaj me ju e të shpërndahen në të gjithë shqiptarët, brenda e jashtë atdheut, në emigracion e diasporë.
    Në radhë të parë bashkohem e solidarizohem me ortodoksët kombëtar shqiptar, të revoltuar prej vitesh ndaj priftit Janullatos.
    Bashkohem dhe solidarizohem me diasporën shqiptare në SHBA, që gjithmonë ka ndihmuar çështjen kombëtare shqiptare, dhe pjess t ë saj dhe Ortodoksinë Kombëtare Shqiptare, për largimin nga uzurpimi i KOASH-it të eksarkut Janullatos – shkatërrues i ortodoksisë shqiptare.
    Reagimi i Diasporës është i drejtë, por duhet më tepër reagim në Shqipëri, për të mbrojtur Kishën e Apostullit të Kombit Fan Nolit dhe për të shporrur Janullaton, i cili e ka mbushur kupën!
    Bashkohem në vite me veprimet dhe orientimet e Petrit Bidoshit; me shkrimin e para ca ditëve të Pr. Dr Eshref Ymerit; me q ëndrimet e Artur Zhejit; Nebil Çikës etj; të përfaqësuesve shpirtërore e fetarë:Aristidh P. Kola,Anton Belushi, At Nikolla Marku; Kosta Papa…, por edhe me shkrimin e sotëm të Kozeta Zylos e shumë e shumë të tjerëve që janë shfaqur haptazi e ballazi në media.
    Me rradhët më poshtë dua tu japim një përgjigje të prerë Janullatusit dhe falangave të tij:
    1.Dhënia e një titulli në Amerikë, nuk përbën asnjë nder për Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare, sepse ai nuk është pjesë e shpirtit ortodoks shqiptar, është mish i huaj.
    2.Nëse KOASH, do të kishte drejtues ai do të quhej Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë, dhe jo Kryepiskop grek.
    3. Janullatos as ka qënë e as do të jetë ndonjëherë ambassador i shqiptarëve në botë, pasi shumica e vepres së tij, për të mos thënë e gjitha, është antishqiptare.
    4.Ortodoksia Kombëtare Shqiptare, ka patur dhe ka dhjetra emra e njerëz të Shquar, shumë prej të cilëve në kohëra i ka helmuar dhe vrarë Kisha Greke dhe kolegët grekë të Janullatosit.
    5. Ortodoksia Kombëtare Shqiptare dhe çdo pjesë e çështjes kombëtare shqiptare dhe pjesa më tragjike e saj Çamëria, janë të shenjta për shqiptarët për jetë të jetëve.
    6.Kur flitet për Janullaton nuk cënohet aspak ortodoksia kombëtare shqiptare që është e pastër si kristali, cënohet vetëm ky prift grek uzurpator që përpiqet të baltos ortodoksinë shqiptare.
    7. Është Janullatos ai që po përçan kudo ortodoksët shqiptarë dhe prish tolerancën dhe bashkëjetesën fetare ndër shqiptarë. Diaspora Shqiptare në Amerikë, ka qenë gjithnjë promotore në lëvizjen dhe c ështjen kombëtare shqiptare.
    8. Ndër shqiptarë, nuk ka kuptim ortodoksë- joortodoksë, myslimanë-jomyslimanë, katolik-jokatolik, sepse emri shqiptar i përmbledh të gjithë këta, përmes tolerancës dhe sentencës së Pashko Vasës “Feja e shqiptarit është shqiptaria”.
    9. Janullatos është grek dhe antishqiptar i betuar në njëqind ungjij; kjo përbën problem për të gjithë shqiptarët e problem kryesor p ër ortodoks ët.
    10. Ai nuk është i zgjedhur nga ortodoksët shqiptarë, por është uzurpator me një plan të mirëpërgatitur kundra ortodoksisë sonë dhe Shqipërisë.
    11. Veprat e tij “kolosale” janë: uzurpim i KOASH-it, mbledhja kockave të të vdekurve të Kosinës dhe e kockave të kafshëve të egra, për të mbushur arkivole ushtarësh të paqënë; prishja e arkitekturës tradicionale të kishave tona, përpjekja për të ndërtuar lapidarët grekë të rradhës në Korçë e Vlorë; p ërpjekja p ër ta b ër ë Shqip ërin ë dhe ortodoksin ë shqiptare multietnike; përpjekja për “grusht shteti” në Përmet etj.
    12. Shumica e objekteve shqiptare të restauruara të KOASH-it, por dhe ato me status privat të tij apo rrotull tij, janë të rregulluara me paratë e besimtarëve shqiptarë.
    13. Të gjitha “bamirësitë” e tij kanë veç helm e vrer brenda dhe thikë pas shpine.
    14. Gjatë tensioneve politike Shqipëri –Greqi, prifti Jonullatos ishte guri dhe uji nën rrogoz, ishte përgatitësi i kurtheve diplomatike dhe jokontribues në zbutjen e tyre.
    15. Gjatë ngjarjeve të Kosovës “përpjekjet” dhe “humanizmi” i tij, ishin thjesht “sy e faqe”, sepse vepra e tij dhe e kolegëve të tij ishin te serbët – kanibalët e Ballkanit.
    16. Nuk kanë nevoje universitetet shqiptare për katedra të gjuhës greke sepse minoritetit grek I janë plotësuar të gjitha kërkesat dhe pse minoriteti më I vogël në Ballkan. Por kanë nevoje universitetet greke për katedra t ë gjuhës shqipe që të mësojnë 3-4 milion shqiptarët, shqipfolësit në Greqi gjuhën e nenës, gjuhën e Epirit, e Pellazgëve që na e mohon Greqia!
    17. Asnjë shqiptar i ndershëm, asnjë ortodoks shqiptar, asnjë institucion kombëtar shqiptar, nuk do të japë kurrë firmë për të marrë tituj e çmime, një eksark uzurpator, me synime shoviniste ndaj Shqipërisë, jo më çmimin “Nobel”. Nuk mund ta barazojmë kurrë një të tenjosur me të Tërëshenjtën Nënë Tereza.
    18. Asnjë titull, apo veladon nga të Janullatos, nuk ka vlerë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
    19. Ortodoksët shqiptarë nuk e kan dashur, nuk e duan, nuk do ta duan asnjëherë eksarkun me udhëzime nga Athina dhe Fanari.
    20. Janullatos është dhe mbetet një andart me tituj nën veladon, në planin e megalidesë për copëtimin e Shqipërisë.
    21. Për këto e qindra arsye të tjera, erdhi koha të themi: -Janullatos, jashtë nga ortodoksia shqiptare, jashtë nga kisha e Fan Nolit, jashtë nga Shqipëria jonë!

    • doko says:

      Z. Enkeleda duket qarte qe ju jeni nje antiorthodokse fanatike .Te gjitha ato qe ju shkruani , jane te mbushura plote me urrejtje , une nuk e di ne se ju keni shkuar ndonjeher ne ndonje kishe ? Por po ju sygjeroj te shkoni te shikoni njeher ne kishe dhe te shikoni ne se ortdhodokset e duan apo jo kryepeshkopin e tyre. Ju nuk duhet te ngaterroni punet e nje politikani me punet e nje kryepeskopi , por me sa duket ju e keni urrejtjen shum te thelle brenda vetese jo vetem per kryepeshkopin por per te gjithe ortdhodokset ,prandaj do benit mire ju dhe te gjithe atiordhotokset qe perfaqesoni te na lini rehat, se ndihemi shum mire dhe jemi krenear per kryepeshkopin ton .Vepra e tij madheshtore nuk ka nevoje per komente ate nuk mund ta shohin vetem ata te cilet kane kultivuar brenda vetes ndienjen e antiortdhodoksise ,

  11. enkeleda latifi says:

    Une jam ortodokse, me identitet shqiptar ne te gjitha pikpamjet, e pashitshme, si jeni ju, qe na dashkeni Janullatusin e jo identitetin e ortodoksise kombetare shqiptare. Udheheqesi yne shpirteror eshte Theofan S Noli, jo Janullatosi, sado te perpiqen servilat e tij, nuk do i bejne ortodokset shqiptare, te behen greke…
    Nuk komentoj me, e as debatoj me njerez jopatriote qe shfaqen ne rrjetet sociale, me pseudonime.

  12. The next time I learn a blog, I hope that it doesnt disappoint me as much as this one. I mean, I do know it was my choice to read, but I actually thought youd have something fascinating to say. All I hear is a bunch of whining about something that you may fix if you werent too busy in search of attention.

Comment

*