Shqiptarët republikanë në Michigan u takuan me ambasadorin Grenell

Takimi u mbajt ditën e martë, më 20 tetor 2020, ne qytetin e Bloomfielld Hills. Meqenëse axhenda e ambasadorit ishte e shumë e ngarkuar për hir të fushatës elektorale, organizatori kishte paraparë që në takim te marrin pjesë edhe perfaqesuesit e komunitetit kalldian dhe kandidatet repuplikanë, qe garojnë për ulëse në Kongres dhe per nivele të tjera të pushtetit.
Ambasadori Grenell, në fillim, shprehu falenderimet për angazhimin dhe punën e madhe që kanë bërë përfaqësuesit e të dy komuniteteve dhe kerkoi qe te vazhdohet me intensitet edhe me te shtuar për të bindur çdo votues që të dalë në votime dhe të votojë Presidentin Trump. Në vazhdim, ai foli për rëndësinë që kanë këto zgjedhje per Ameriken dhe boten ne pergjithesi, me theks te veçantë se sa është e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara që të fitojë përsëri Presidenti Trump.
Në pjesën e dytë të fjalimit të tij, u përqendrua në qasjen që ka presidenti Trump dhe administrata e tij per bisedimet Kosovë-Serbi. Sipas ambasadorit, Administrata Trump mendon se fillimisht duhet arritur marrëveshjet ekonomike, në mënyrë që të eliminohen tëe gjitha pengesat dhe të krijohet ambient i përshtatshëm, për tërheqjen e investimeve, krijimin e vendeve te reja te punes dhe rritjen e mirëqënies së qytetarëve, në Kosove dhe Serbi, e pastaj shume me lehte mund te bisedohet per problemet politike dhe mund te arrihet marrveshja perfundimtare.
Ai premtoi se investimet do t’i beje Amerika si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.
Në vazhdim fjalën e morën perfaqesuesit shqiptarë z. Ruzhdi Gjoka dhe Don Fred Kalaj.
Z. Gjokaj, fillimisht, foli per angazhimin e madh te shqiptarëve republikanë për ta ndihmuar Presidentin Trump, në këto zgjedhje. Në vazhdim, ai falenderoi Presidentin dhe ambasadorin Genell për angazhimin e tyre në bisedimet, Kosovë-Serbi, e posaçerisht per ndihmen qe dhane ne krijimin e Ushtrise se Kosoves. Pastaj perkujtoi ndihmen e madhe qe kane dhene presidentet repuplikanë, per shtetet shqiptare e kombin tonë ne pergjithesi, dhe kerkoi qe edhe presidenti Trump te vazhdojë ndihmen per shtetet dhe kombin tonë. Z. Gjokaj tha se kerkesat e komunitetit tonë per bisedimet Kosovë-Serbi, do t’ia dorëzojë me shkrim ambasadorit Grenell.
Në vazhdim, Don Fred Kalaj foli per arsyen qe i nxit shqiptaret te votojne presidentin Trump dhe ceku rrezikun qe mund t’i kanoset Amerikes dhe botes nese fiton kandidati demokrat.
Perfaqësuesit shqiptarë premtuan nje angazhim më të madh të komunitetit tonë, ne menyre qe presidenti Trump te dalë fitues në Michigan.
Në fund, nga te pranishmit u bene edhe shume pytje, qe kryesisht kishin te benin me bisedimet Kosove-Serbi, te cilave ambasadori iu përgjigj me kënaqesi.

Për grupin “Albanians for Trump”, Mikel Demaj

Comment

*