Shqiptari i qeras me kafe emigrantët që i ofendoi Presidenti Trump

Uashington, 13 janar 2018 – Një kafene e drejtuar nga imigranti shqiptar Gjergj Dollani ka ofruar kafe falas për haitianët, salvadorianët dhe afrikanët, një ditë pasi presidenti i amerikan Donald Trump, i feu këto vende.

Mediet amerikane raportuan se Presidenti Trump ka shtruar pyetjen: “Përse në Shtetet e Bashkuara të pranohen emigrantë nga vendet e ndyra” (origjinal: shithole countries”).

“The Washington Post” shkruan se shqiptari Gjergj Dollani ka mirëpritur me pije falas edhe norvegjezët, për të cilët Trump ka shprehur simpati.

“Emigrantët po vijnë këtu dhe po e shtojnë diversitetin që e bën Amerikën atë që është ajo”, ka thënë Gjergj Dollani, një emigrant shqiptar 40-vjeçar, pronar i lokalit “Cafe Chocolat”, e cila wshtw hapur katër muaj më parë.

Dollani ka thënë për gazetën amerikane “The Washington Post” se ai ka arritur në Shtetet e Bashkuara në vitin 1994, kur Shqipëria po luftonte për mbijetesë, pas rënies së komunizmit.

Dollani ka marrë një diplomë të Universitetit të Illinois-it dhe është bërë një kuzhinier çokollate. Ai ka treguar se një vit ka qëndruar në Francë për të mësuar biznesin e tij.

“Prindërit e mi e synonin një jetë më të mirë dhe e morën rrezikun e kalimit të detit. Kjo është shtëpia jonë tani. Unë kam kaluar më shumë nga jeta ime këtu se sa në Shqipëri”, ka thënë Dollani, transmeton RTV21.

Gazeta shkruan se Dollani ka hapur vende pune në Amerikë. (r.m.)

One Response to “Shqiptari i qeras me kafe emigrantët që i ofendoi Presidenti Trump”

Read below or add a comment...

  1. sami repishti Ph.D. USA says:

    Bravo, i dashtuni bashkatdhetar Z. Gjergj Dollani!
    Me faqe te bardhe per veten dhe per vendin e origjines, Shqiperise sone te vogel, por fisnike…e gjithmone mikpritese!.

Comment

*