Shqiptari që mposhti koronavirusin në New York, pas një muaj beteje

KUR JETA FITON MBI VDEKJEN

Shqiptaro-amerikani Tom Berisha ka mposhtur koronavirusin pas një muaji të gjatë beteje të ashpër të jetës kundër vdekjes.
Shërimi i tij u ka dhënë krahë mjekëve dhe infermierëve të spitalit ku ishte shtruar që kanë dalë ta përshëndesin me duartrokitje e brohoritje ndërsa po dilte për t’u kthyer në shtëpi.
Videon e daljes e ka transmetuar rrjetit televiziv CNN dhe e ka ndarë me ne këtu në Facebook, nipi i tij Filip Nik Berisha Berisha.
Dy javë pas daljes nga spitali, Tom Berisha ndihet mirë dhe i fortë. Fitues në betejën me flamën e keqe të kohës sonë.

 

Comment

*