Shqiptari Vedat Gashi, kandidat për asamblenë e Nju Jork

Nju Jork, 6 nëntor 2018 – Shqiptari nga Kosova, Vedat Gashi, është një nga kandidatët për asamblenë e Nju Jork. Ai ka triumfuar në garën e brendshme të Partisë së Pavarësisë në Nju Jork dhe ka marrë edhe emërimin nga demokratët.

Në një lëvizje të papritur, partia që në zgjedhjet e kaluara e mbështeti kadidaturën e Kevin Byrne, tashmë ka vendosur të mbështesë kandidatin e sapoardhur.

“Gashi është zëri i pavarur që kemi nevojë në një kohë kur komuniteti dhe kombi ynë janë shumë të ndarë “, tha Frank Mackay, kryetar i Partisë së Pavarësisë së Nju Jorkut.

“Ne duhet të zgjedhim drejtuesit që i vlerësojnë njerëzit mbi partinë”, shton ai.

Gashi tashmë e ka fituar mbështetjen e Familjeve të Punës dhe Barazisë së Grave partitë, së bashku me emërimin demokrat.

“Jam i nderuar dhe i kënaqur që kam mbështetjen e Partisë së Pavarësisë së Nju Jorkut,” tha Gashi, duke shtuar “Unë pres që të punoj me njerëz nga të gjitha anët për të bërë atë që është më mirë për distriktin tonë”.

Ai njihet si kontribuues dhe lobist i madh i çështjes kombëtare në Amerikë. Avokati kosovar ka qenë i angazhuar nga USAID në Kosovë për draftimin e ligjeve të ndryshme kushtetuese.

(Top Channel)

Comment

*