Shqiptarja 17-vjeçare zhduket në Irlandë në mënyrë misterioze

Dublin, 16 prill 2018 – Atoritetet irlandeze janë duke kërkuar një shqiptare 17-vjeçare, e cila është shpallur e humbur, transmeton abcnews.

Olta Dodaj e ka humbur kontaktin me familjen e saj prej të mërkurës, më 11 prill, në orëen 14:45, në Neëbridge.

Policia irlandeze i ka bërë thirrje komunitetit shqiptar në Irlandë që të ndihmojë në hetimet për 17-vjeçaren.

Në përshkrimet e policisë thuhet se Olta Dodaj është e gjatë 160 centimetra, e dobët, ka flokë të gjata ngjyrë kafe dhe sy ngjyrë kafe.

Kur është parë për herë të fundit, ajo ka pasur të veshur një xhaketë rozë, xhinse të zeza dhe atlete gri.

Zhdukja e shqiptares në rrethana misterioze ka ngjallur reagime në komunitet, duke shtuar frikën mbi sigurinë e të rinjve në vend.

Më 6 mars, një brazilian që më parë ishte shpallur i humbur, është gjetur i vdekur në një park të Dublinit. Pak muaj më parë, një meksikan është gjetur i vdekur në kryeqytetit irlandez. (r.m.)

Comment

*