Shqiptarja Gerarta Ballo, kandidate e Italisë për zgjedhjet europiane

Partia Demokratike e Italisë, forca kryesore e qendrës së majtë, ka shpallur listën zyrtare të kandidatëve për zgjedhjet europiane që do të zhvillohen në 26 maj të këtij viti. Ndër kandidaturat e kolegjit zgjedhor të Italisë së Jugut, është edhe emri i një kandidatje të komunitetit italo-shqiptar, Gerarta Ballos.

Gerarta, apo Geri, siç e thërrasin miqtë, ka nisur jetën e saj në itali në moshën 11 vjeçe dhe ka qenë gjithmonë aktive ndër vite si pjesë e komunitetit shqiptar të Italisë.

Ka kryer studimet në degën e marrëdhënieve ndërkombëtare në Torino dhe ka punuar si gazetare, duke themeluar njëkohësisht disa shoqata të cilat lidhen ngushtë me aktivitetin e saj për të rinjtë, emigrantët dhe gjeneratat e dyta. Në këtë qytet pothuajse 10 vjet më parë drejtonte emisionin radiofonik ‘Shqip in Torino’.

Pikë referimi për diasporën e hershme të arbëreshëve dhe atë të re shqiptaro-italiane, Gerarta nuk u shkëput nga Shqipëria. Përkundrazi, eksperienca e punës më e fundit është në diplomacinë shqiptare, ku punoi për dy mandate në Ambasadën e Shqipërisë në Romë.

Si studiuese e emigracionit dhe e realitetit kompleks të gjeneratave të dyta në Europë, ajo është angazhuar konkretisht për adresimin e problemeve të komunitetit shqiptar dhe arbëresh. Gjithashtu, është marrë me krijimin e rrjeteve mes shoqatave dhe profesionistëve për promovimin e Shqipërisë.

Gerarta gëzon respektin dhe mbështetjen e arbëreshëve, nga ku ka marrë edhe vlerësime, siç është titulli Qytetare Nderi e Lungro-s, bashki arbëreshe e Kalabrisë, ku ndodhet selia e Ipeshkvisë së ritit bizantin.

Mbështetje të gjerë ka marrë edhe nga komuniteti shqiptaro-italian dhe miq të shumtë italianë, sidomos në kolegjin zgjedhor të Italisë së Jugut, ku bëjnë pjesë 6 rajone (Abruzzo, Calabria, Campania, Molise dhe Puglia) me pothuajse 14 milionë banorë.

(OraNews.tv)

 

2 Responses to “Shqiptarja Gerarta Ballo, kandidate e Italisë për zgjedhjet europiane”

Read below or add a comment...

  1. Fatbardh Dooi says:

    Pershendetje
    E Meriton propozim me plotsisht.
    . Eshte e merit e MRS.Gerarta qe duhet
    vlersuare e perkrahe nga bota shqiptar,,
    Sidomos mediate ne diaspora shqiperi,kosove,mal zi,
    metvegje,bujanoc,preshev,maqedoni,,i ,
    selanik,,cameri,janin, USA.,amerik,europ,azi,afrik .
    australi etj.
    Sa me shum te punojn te studiojne shqlptaret e
    diaspores aq me mire eshte.
    E dim qe nuke eshte lent ne nje shtete
    Si Italia me konkurue ku konkurenca
    eshte shume e Madhe”,por shteti italis
    eshte I vjeeter me kultur e demokraci
    shekullote,esht shtetas shume te
    kulturuar e te repektushem.
    Intelektualet ,oficeret qe kane mbaruare
    studimet ne itali kan vu bazat shkencoe te
    te shtetit te zhvilluar shqipetar .
    Shqiptaret e italis vjeter e te re duet I
    b a s h k o m I per te fituare votatet.
    Mrs.Gerarta ka nje pamje me porotreti n e
    pesonifikimit te zonje she,bullore
    te Monolizess perbotshme.

    E SHQIPTARET( F+M) JANE SH
    SIelena Trojes
    Cleopatra,
    TELTA,
    NENE Theresa…
    Mothe&sister Mula.
    Etj.
    Pse kerklhet bashkimi????
    Gnergj Kastriot Skenderbeu (1443
    kur po bynte. Ne shqiperi Mori kalorsite
    e vet die me nje her filloj
    B I s e di m e t me feuudalet shqiptar Ng a veriu
    ne jug nag lindna ne perendim..
    Pasi mori mbeshtetjen e feudalve te arberies .
    Lidhi been per b a s h k I m ..,
    Lidhi dhe madhe ne diplomatic me fainje(
    Konkretisht me raguzen ,vatikanin,napolin etj) ..
    Gjergj Kastrioti ish te kordhetare,kapitpen .general
    por ne arberi u be burr shtet,diplomatd gjeni,
    E strategy Ushtarak,
    Pra e Nga Papa i vatikani e quajti “ATHLET OF CHRIST”,
    ”heroi I fundi I mbrotjes i qytqtrimt christia,.
    ”Gjergj Kastrioti I shkoi ne ndime dhe
    Mbretevrve tjere nder Ta dhe Ferdinantit Mbret italis, et.,
    Si shperblim e nderim arbreshve qe u Larguan
    Nga shqiperia(1468)
    Kurt turqia pas 25 votes ripushto shqiperin,shum
    shqiptar emigrant ne itali
    Ku ju dhuroj Mbreti Ferdinante krahinen e
    Calabrese Ku Ku jetojn dhe soot.
    Deb sot e kan nje komunitet arbresh qe shteeti Italics
    I ndihmon,
    Fhe I Traction shume mire.Ata Kane rujtur trditate
    gjuhen, zakone. Shqiptar OIGJINALE ..
    punoj,sille,studijojne Jane infrgrure ne jeten
    Italians.
    Italia I ka prituru dhe strehure ,punsuar,arsimjre rreth
    350 qyetetarSHQIPTARE qe emigruan pas viteve 1990 ..
    Tani shteti Italics kerkon mbi 30.000 punters sezonale.urimet me te Mora Shqiptar-Italians!

    Farbardh Doci
    Scientific Collaborator
    New York
    Today Sunday
    Aprill 14 2019

    • Fatardh says:

      Lutemi kan rrreshqitur- coretim
      Teuta
      Mothes&Daughter Mula
      Emigrant 350.000 qytetare
      Faleminderit
      Fatbardh Doci sc.

Comment

*