Shqiptarja nga Kosova mrekullon jurinë dhe publikun e ‘The Voice’ në Gjermani

Shqiptarja me prejardhje nga Kosova Rreze Bojaxhiu ka shkëlqyer në skenën e ‘The Voice of the Kids’ në Gjermani dhe i ka lënë pa fjalë anëtarët e juries dhe të gjithë të pranishmit në sallë.

Rrezja është paraqitur me një pikë muzikore krejt të ndryshme prej atyre që janë mësuar të dëgjojnë anëtarët e juries së këtij formati. Ajo e ka kënduar një arie nga opera “Nessin Dorma” dhe e ka shpalosur gjithë potencialin e jashtëzakonshë të vokalit të saj.

Vetëm pak çaste pas fillimit të performansës, të gjithë anëtarët e jurisë ie kanë mirëpritur në garën e mëtejme. Ata janë mahnitur me vokalin e Rrezes dhe kanë bërë komplimente të shumta.

Me këtë paraqitje, Rrezja ka bërë që juria dhe publiku i “Voice of the Kids” të parashikojnë që ajo të shkojë shumë larg në këtë garë. (r.m.)

VIDEO

 

 

 

 

Comment

*