Shqiptarja Sindi Mamaqi po arrin suksese në skenën e muzikës botërore

Nju Jork, 16 nëntor 2018 – Sindi Mamaqi, një prej zërave më të mirë të operas shqiptare, ka nisurme sukses rrugën e karrierës profesionale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një ditë më parë, Sindi ka qenë e ftuar speciale në hapjen e një prej sesioneve të radhës të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në këtë event, që ka për temë sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale, më parë kanë performuar emra të mëdhenj të muzikës botërore, si: Beyonce, Shakira, etj.

Sindi është larguar nga Shqipëria një vit e gjysmë më parë dhe është vendosur në New York, SHBA.

Ajo e ka mbaruar Akademinë e Arteve për kanto në Tiranë dhe ka bërë një karrierë të suksesshme në festivale e në evente të ndryshme muzikore, si edhe në evente bamirësie, etj. (r.m.)

Comment

*