Shqiptaro-amerikanë e arbëreshë, në Paradën e Ditës së Kolombit

Java Shqiptaro-Arbëreshe në Nju Jork, në darat 11 , 12, 13 ,14 dhe 16 tetor, solli nga Italia edhe nje grup folklorik Arberesh Grupi Folkorik “ Shqiponjat” nga Cosenza,i cili është një grup i njohur muzikor popullor italo-shqiptar, me seli në Santa Sofia d’Epiro, Kalabria, Itali

 

Nga Beqir Sina

NEW YORK, NY – Më shumë se 1 milion njerëz erdhen dje për të parë në Rrugën e Gjashtë në zemer te qytetit Manhattan – New York Paradën e Ditës së Columbus të këtij viti. Rruga per me shume se 5 ore u zbukurua në të kuqe, të bardhë dhe të gjelbër, pasi kjo parad është bërë nje nder festimet më të mëdha të kulturës italo-amerikane në botë, sipas organizatorëve të paradës.

Më shumë se 130 grupe bënë pjese ne kuadaratet e marshimit në Rrugën e Pestë, duke përfshirë grupe të ndryshme marshimi, edhe grupe të komuniteteve te tjera.

Ndersa qytetar te, New Yorku, New Jersey dhe nga Pennsylvania dhe Connecticut u bashkuan me zyrtarët e zgjedhur të shtetit si Gov Andrew Cuomo dhe Kryebashkiaku Bill de Blasio , senator e kongresmen, keshilltar dhe aktivist te njuhur te qytetit.

Parada e këtij viti shënon 75 vjetorin e Paradës së Ditës së Columbus, thanë organizatorët. Parada e parë u mbajt në vitin 1929 kur mogulli i mediave italo-amerikane Generoso Papa drejtoi anëtarët e komunitetit italian në një marshim nga enklava e atëhershme italo-amerikane e East Harlem në ate qe quhet ne kete qytet Rrethi Columbus.

Organizator i kesaj parade per 30 vitet e fundit , per çdo vit ka qene nga Fondacioni Columbus Citizens.

Festimet e Ditës së Columbus filluan me një meshë të veçantë në Katedralen e Shën Patrikut, e cila nisi në orën 9:15 të mëngjesit dhe ishte e hapur për publikun e gjerë, sipas Fondacionit Columbus Citizens.

 

Parada filloi në Midtown Manhattan në Avenue Pestë dhe vazhdojë në Itinerarin qe fillon në Rrugën e Pestë dhe në Rrugën e 44-të dhe përfundoje në Rrugën e Pestë dhe në Rrugën e 72-të. Ku cdo grup performoje edhe nje here me nje shfaqje në qilimin e kuq, ku behet e dhe mbyllja e kesaj parade

Gjate gjithe dites ne Manhattan , dhe pes lagjet e tjetra te Nju Jorkut, dje një det me ngjyrat e tri-kolorit Italian – të kuqe, të bardhë dhe të gjelbër pushtoi per disa ore jo vetem qendren e qytetit te Nju Jorkut, ne Manhattan , por edhe shtepit, lokalet dhe rrueget e qytetit.

Kurse, ka qene dhjetëra mijëra njerëz( 45 mije), ata qe marshuan në rrugen e njohur Avenue Peste – “America Avenue” në Paradën e 75-të ne nder të Ditës së Kolumbusit.

Fondacioni Columbus Citizens, e cila organizon veprimtarinë për t’i bërë nje nder te vecante ne kete dite qe i bie e hena e dyte e muajit tetor -Dites se Christopher Columbus , thote se kete parade e mbajne edhe per te nderuar me kete rast edhe kontributet e italianëve të Amerikës të cilat jane te panumërta në Shtetet e Bashkuara, thone organizatoret.

“Kjo është një ndjenjë krenarie e madhe të jesh sot në Paradën e Ditës së Columbus, sidomos përpara Katedrales së Shën Patrikut,” tha Patty Marsibilio, qe kishte ardhur nga Bronxi.

“Le ta dinë të gjithë se ne jemi krenarë që jemi italianë, dhe se italianët jane ata qe kanë kontribuar aq shumë në gjithçka që kan bërë ne Amerike, dhe, ne duhet të jemi krenarë por edhe amerikanet duhet te jen krenarë, me ne italianet “, shtoi Martina Vidas, me origjinë nga Siçilia.

Sakaq, edhe bandat muzikore me uniforma të të gjitha reparteve militare italiane, Helmets of the Corazzieri – Barsagilieri, karabineri, kalorsit e tjer, deri tek skudaronet e luftërave – erdhen dje në rrugen Amerika , marrshin e bukur te Parades se Dites se Kristofor Kolombit.

Ku, ngjyrat e flamurit – tri-kolor, bardh-jeshil dhe kuq, në të gjitha simbolet e festës pothuajse pushtuan gjithe qytetin dhe dy anet e rruges ku u mbajt parada.

Ne Paraden e 75-te te Dites se Kolombit , kishte ardhur nga Italia për të performuar edhe nje grup folklorik Arberesh, – Grupi Folkorik “ Shqiponjat” nga Cosenza,i cili është një grup i njohur muzikor popullor italo-shqiptar, me seli në Santa Sofia d’Epiro, Kalabria, Itali.

Grupi Arberesh kishte ardhur se bashku me Sindicao Daniele Sisca, kryetarin e bashkise se Komunes se Froshonetos, e cila është një qytet dhe komunë në provincën e Cosenza në rajonin e Kalabrisë në jug të Italisë, njihet edhe si shtëpia e një pakice Arbëreshe.

Sindico Daniele Sisca i tha gazetes tone ne nje interviste ne kete parade se : “Në komunen tone e katundet e tejra per rreth numërohen mbi 11000 Arberesh që flasin gjuhën arbërore. Qytetet ku banojnë arbëreshët mbajnë dy emra, një në shqip dhe tjetrin italisht, ky i fundit përdorur sidomos nga të huajt.

Ai tha se janë pikërishtë, nga ata shqiptarë që thirren shpesh herë “Gjaku ynë i shprishur” – “il nostro sangue sparso” , të cilët, janë vendosur aty në pjesën e poshtme të gadishullit Apenin – qysh në shekullin e XV-të, ne Kalabria.

Historia , gjuha dhe traditat, është e lidhur në mënyrë të pandashme me rolin vendimtar që figura kryesore historike e Shqipërisë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, që ka luajtur një rol vendmimtar në shpëtimin e Gadishullit Italian dhe pjesës tjetër të Evropës Perëndimore nga dominimi i Perandorisë Turko-Osmane në shekullin e XV-të” tha ai, duke folur per Arbereshet e Cozenes provices qe ka numerin me te madh te Arbereshve.

“Arbëreshët nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të gjalla zakonat e tyre të pasura, si gjuhën, veshjet dhe ritet e doket që kishin në Mëmëdhe. Një nga veçoritë që karakterizon shumë Arbereshet është, përveç gjuhën dhe veshjet popullore, që ruajtën me heroizëm deri sot ata kan edhe ritin fetarë krishterë ortodoks-bizantin. Gjatë shekujve arbëreshët kanë arritur të ruajnë dhe zhvillojnë identitetin e tyre, në sajë të këmbënguljes së tyre dhe vlerave kulturore të ushtruara kryesisht nga dy komunitete fetare të Kishës Arbëreshe Bizantine-Ortodokse” tha kryetari i Komunes se Frashinetos Daniele Sisca.

Ata jane pjesemarres te veprimtarise “Java Shqiptaro-Arbëreshe” në Nju Jork, ecila po mbahet në darat 11 , 12, 13 ,14 dhe zagjt deri ne 16 tetor,

Me inicjativën dhe punën e palodhur e këmbëngulëse të Presidentes së Nderit te Shoqates se Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze në Toronto, Dr. Ruki Kondaj, e cila kishte udhetuar nga Kanadaja, u sigurua flamuri shqiptar per grup folklorik Arberesh, – Grupi Folkorik “ Shqiponjat” nga Komuna Frashineto – Provinca e Cosenzas.

Nderkohe, qe paraden e kan mbështetur gjithashtu edhe nje grup i vogel nga komuniteti shqiptar i Nju Jorkut, qe e bën të mundur te ishin edhe ata pjese e kesaj parade ne Diten e Kolombit ne Nju Jork, dhe ti bashkengjiteshin edhe shqiptaret e Nju Jorkut.

Ditës së Kolombit, në Nju Jork, ne metropolin e botës, ditën e hënë e dyta e muajit tetor, bëri që së bashku me emigratët italian te vinte edhe nje grup i vogel emigratë shqiptarë, : Shoqeria Shqiptaro Amerikane me President zotin Esad Rizai.

“Jemi krenarë që jemi këtu, ne kete Parade ne mes te Nju Jorkut, me veshjet tona folklorike Arebereshe, dhe kendojme e vallezojme shqiptarisht”, tha një vajze e re anëtare e Grupi Folkorik “ Shqiponjat” nga Frashineto – Cosenza, grupit te njohur muzikor popullor italo-shqiptar me seli në Santa Sofia d’Epiro, Kalabria, Itali.

Ne kete parade një statujë e te Shenjtes Nënës Francis Xavier Cabrini, e njohur si mbrojtëse e emigrantëve, u paraqit gjithashtu në një rimorkjo -floats, dhe ishte nga Dioqeza e Brooklyn, ka hapur polemika te shumta. Qyteti kohët e fundit vendosi të përjashtojë Nënë Cabrinin nga një grup i ri statujash që nderojnë gratë, pavarësisht se ishte zgjedhja numër 1 në një sondazh të newjorkerezve, shkruan shtypi i ketij qyteti per kete parade .

Në kete paradë, guvernatori Andrew Cuomo, njoftoi se shteti do të financojë pjesërisht ngritjen e një statujë të Nënë Cabrini, ne Brooklyn, me 30,000 dollarë , ndersa te tjerat do të vijnë nga Dioqeza e Brooklynit.

Grand Marshall i kesaj Parade ishin Guvernatori i shtetit te New Yorkut, Adrew Cuomo ,dhe kryetari Bashkise, Bill de Blasio, si dhe drejtuesi i biznesit të madh te modës luksoze Massimo Ferragamo, te cilet marshuan në sfilatë, se bashku me autoritetet e larta te qytetit perfshire Komisionerin e Policise se NYPD, Commissioner James P. O’Neill, qe udhehiqte kuadratin e policise..

“Ditë e madhe, shumë e rëndësishme vërtet, sepse simbolizon aq shumë gjëra që kanë të përbashkëta Italia dhe Amerika,” tha Ferragamo udheheqese e Parades se Kolombit ne Nju Jork. “te dyja janë dy vende përrallore. Dy vende ku kam kaluar gjithë jetën time – gjysmën e jets ne Itali dhe gjysmën një tjetër ne Amerike, dhe unë i adhuroj keshtu të dyja njesoje ”.

 

Parada Ditës së Kolumbusit, ne SHBA

Italianët e Amerikës shënuan të hënën (14 tetor) me një serë veprimtarishë, të cilat kanë nisur qysh në këtë fund jave “Ditën e Kolombit”, këtu në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo tokë, e cila thirret edhe “Toka e Kërkuar” ose “Eldoradoia e emigrantëve”, “Toka e ëndërrvae”, e mori emrin nga dikush tjetër(eksploruesi italian Americo Vespuçi), është festë e zyrtarizuar dhe festë shtetrore, e cila duhet cekur se është edhe ditë pushimi në SHBA-së, pasi ajo nderon vizitën e parë në Amerikë, të lundërtarit eksplorues Kristofor Kolombit, në vitin 1492.

Dita e Kolombit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është ditë e shënuar në kalendarin e festave federale. Gjë që nënkupton, se shumë amerikanë, nuk shkojnë as në punë ose në shkollë. Ndër veprimtaritë tradicionale që zhvillohen me këtë rast, përfshihen darkat (Gala), paradat madhështore dhe shërbimet kishtare, në disa nga qyetet më të mëdha të SHBA-së, ku ka më së shumti emigrantë italian. Gjatë viteve të festimit, të Ditës së Kolombit, një vend i veçantë, dhe i rëndësishëm për këtë festë, për çdo vjet i jepet”njëanëshëmrisht” Nju Jorkut, metropolit të botës.

Mbasi ky qytetet, përmbledh edhe tre shtetet e tjera përrreth tij ; Nju Jersin, Kenektiket dhe Pensillvenian. Emigrantët italian që jetojnë në trekendeshin e sipërcituar, kanë krijuar përvojën e festimit madhështor, ndërmjet një parade të zhvilluar këtu dhe që dallohet nga të gjitha paradat. Ajo mbahet, pikërishtë, në segmentin e disa rrugëve, të cilat së bashku mbajnë emrin aq domëthenës sa ka rëndësi edhe vetë festa – rrugën që njihet me emrin “America”.

Në sheshin kryesorë të këtij segmenti rruge të gjatë rreth dy kliometra, për çdo vjet defilojnë rreth 50 mijë njerëz.

Parada ndiqet nga të dy anët e rrugës, nga rreth një milion qytetarë njujorkez, shumica turistë të huaj. Shikues këta që i përcjellin grupet që demostrojnë në shesh, me plotë entuziasëm e duartrokitje. Parada zhvillohet me grupe vallëtarësh e këngëtarësh, nga grupet foklorike të të gjitha krahinave të Italisë, të cilët defilojnë me veshjet e kostumet e tyre popullore.

Sakaq, edhe bandat muzikore me uniforma të të gjitha reparteve militare italiane,( Helmets of the Corazzieri – Barsagilieri, karabineri, kalorsit e tjer ) deri tek skudaronet e luftërave me shpata, shigjeta dhe karrocat me kuaj – dalin në shesh. Ngjyrat e flamurit – tri-kolorisht, bardh-jeshil dhe kuq, dallohen në të gjitha simbolet e festës.

Nju Jorku, është qyteti multi kulturor, qyteti historik amerikan, qyteti me një traditë veçantë e të pasur kulturore e artistike. Nju Jorku, është qyteti më i populluar në Amerikë, nga grupet e ndryshme etnike nga më të ndryshmet e globit, të ardhur këta brez pas brezi nga çdo vend e çdo cep i botës.

Historia e emigrantëve në Nju Jork, tregon se ky qytet ka qënë gjithnjë një destinacion i emigrantëve, të cilët vinin këtu për shkaqe të ndryshme – politike, fetare e ekonomike. Ndryshueshmëria e kulturave ka krijuar identitetin esencial, të ri, e të vjetër të qytetit 12 milion banorve, me ardhës që vazhdojnë pambarimisht edhe në ditët e sotme.

Emigrantët, këtu, dëshirojnë të realizojnë ëndrrën e tyre amerikane, duke u integruar në komunitetet, ku banojnë e punojnë, duke afirmuar marredhëniet e mira edhe midis etnive të ndryshme, dhe duke respektuar rrënjët që kanë lënë në histori.

Edhe kësaj rradhe komuniteti shqiptar në SHBA-së, kryesishtë nji grup shume i vogel shqiptarësh që banojnë e jetojnë në Nju Jork e rreth tij, u mblodhën duke iu bashkëngjitur njërës prej veprimtarive të emigrantëve, e parë kjo edhe si më e mëdhëja në Amerikë.

Një pjesmarres shqiptar, tha se kishte ardhur nga se ishte i nxitur dhe i motivuar nga marrëdhëniet e mira që egzistojnë mes dy popujve fqinjë, Italisë dhe Shqipërisë. Por, edhe që të nderohet e respektohet edhe ajo pjesë e jugut të Italisë, e cila ka disa fshatra të banuara me Arbereshë.

Comment

*