Shtator 1991: Kur imamët nga Amerika bënë homazhe te Varri i Skënderbeut, në Lezhë

Nga Beqir SINA – New York
Delegacioni i parë pas shëmbjes së komunizmit në Shqipëri, i drejtuar nga udhëheqësit e njohur fetarë, kryetar Imam Vehbi Ismali, nga Detroiti, Imam Isa Hoxha, nga Nju Jorku, dhe Imam Lami, nga Çikago, vizitoi edhe Varrin e Skëndërbeut në Lezhë, duke i bërë me këtë rast edhe një homazh Heroit tonë Kombëtar, shkruante gazeta “Atdheu” e muajit shtator 1991.

Ngjarja është riprodhuar nga kujtimet e veprimtarit të komunitetit, të ndjerit Musli Mulosmani, i cili në rolin e reporterit, solli 26 vjet më parë në gazetën “Atdheu”, fotografitë nga vizita në Shqipëri.
Ai tregon sesi te Memoriali i Gjergj Kastriotit – Skëndërbeut, ciceronia e asaj kohe, u foli imamëve nga Shtetet e Bashkuara mbi rëndësinë e figurës së Heroit tonë kombëtar, në bashkimin kombëtar.

Ky tha ai ishte delegacioni i parë i udhëheqësve muslimanë shqiptarë, nga diaspora, të cilët ishin arratisur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, i cili e ndaloi fenë dhe shpalli me kushtetutë Shqipërinë, si vendin e të pafe – ateist, duke i shkatërruar kishat e xhamitë, e duke i burgosur dhe i pushkatuar klerikët fetarë.

Comment

*