Shtatori “shkund” premtimin për liberalizimin e vizave

Prishtinë, 16 gusht 2019 – Premtimi i kryeministrit Ramush Haradinaj se heqja e vizave me BE-në do të ndodhë në shtator të këtij viti do të bjerë në tokë, bashkë me gjethet e pemëve në vjeshtë.

Muaji shtator pritet të jetë muaj i kulmit të fushatës zgjedhore, pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës që pritet të ndodhë më 22 gusht. Prandaj, çështja e liberalizimit të vizave nuk do të gjendet në rendin e ditës të institucionever vendimmarrëse të BE-së në shtator, shkruan Gazeta “Zëri”.

Derisa deputetët e pozitës ankohen se BE-ja po tregohet e padrejtë ndaj çështjes së vizave për Kosovën, ata nga radhët e opozitës thonë se të gjithë liderët deri më tani i kanë gënjyer vazhdimisht qytetarët e vendit për çështjen e liberalizimit të vizave.

Njohësit e procedurave për integrime evropiane vlerësojnë se nuk ekziston kurrfarë mundësie që heqja e vizave për shtetasit e Kosovës të ndodhë sivjet, por do të jetë pikëpyetje që kjo të ndidhë në vitin 2020.

Premtimin për liberalizimin e vizave e kanë bërë të gjithë kryeministrat e Kosovës, gjatë dekadës së fundit. (r.m.)

Comment

*