Shtatorja e Nënë Terezës lihet si mbeturinë

“Restaurimi i veprës së punuar nga skulptori kosovar Luan Mulliqi do të bëhet në Qendrën e Realizimit të Veprave të Artit”, por nuk do të mund të përfundojë para 21 shtatorit”-raportoi televizioni “Ora News”

 

Denion Ndrenika

Është hedhur në tokë, pa asnjë kujdes apo mbrojtje, shtatorja e Nënë Terezës që u hoq nga rrethrrotullimi pranë aeroportit të vetëm ndërkombëtar të Rinasit që mban emrin e saj.

Shtatorja u hoq pasi autoritetet në kuadrin e një morie masash që po merren nga autoritetet në prag të vizitës së Atit të Shenjtë Papa Françeskut në Shqipëri më 21 shtator.

Në vend të shtatores që është hequr, u vendos një tjetër shtatore po e Nënë Terezës që  ndodhej në një cep të padukshëm të sheshit të Universitetit Politeknik.

Edhe kjo shtatore u hoq pikërisht në kuadër të restaurimit të tërë sheshit “Nënë Tereza” për vizitën e Papës Françesk.

“Restaurimi i veprës së punuar nga skulptori kosovar Luan Mulliqi do të bëhet në Qendrën e Realizimit të Veprave të Artit”, por, nuk do të mund të përfundojë para 21 shtatorit”-raportoi televizioni “Ora News”.

Sipas të njejtit burim, nuk nuk ka një vendim se ku do të vendoset shtatorja pas restaurimit:

“Shtatorja e “Nënë Terezës” në Aeroportin e Rinasit është zëvendësuar me shtatoren tjetër të kësaj figure të kombit, që ndodhej tek Universiteti i Tiranës, pasi ajo do të restaurohet për shkak të dëmtimeve që ka pësuar nga ekspozimi i gjatë. Ndërkohë, “shtatorja e aeroportit” është shtrirë përtokë, në natyrë, e pambuluar, në pritje të restaurimit”.

Kurse, për shtatoren e “Nënë Terezës” së punuar nga Thoma Thomai është “duke u ndërtuar një piedestal i përshtatshëm, një bazament i ri në rrethrrotullimin e aeroportit”.

 

 

One Response to “Shtatorja e Nënë Terezës lihet si mbeturinë”

Read below or add a comment...

  1. Mark Gjonaj says:

    Kjo eshte paster nje sjellje e padenje e atij(atyre) qe e kane per detyre te kujdesen! Por, edhe perseritja e historive te busteve, vendosja e tyre vend e pavend, ose me shumice per te njejtin person, bie ne sy jo per mire. A nuk ishte ne qender te kritikes shqiptare per 25 vjet, se nuk kishin lene vend, objekt, pa pagezuar, me emrin dhe bustet e per Enver Hoxhen, ishin bere si dikur kur shikonim ato revistat kineze ne kohen e “revolucionit proletare kinez” dhe e shihje Mao Ce Dunin neper mullaret e te korrurave dhe ne dacibaot e tij!

    Por me sa duket, e gjithe kjo pasqyre qe vrehet ne Shqiperi, tregon se keto figura, i kemi vetem per t’i treguar Botes, anen tone formale, se ne te vertete, ne nuk jetojme, mendojme e veprojme, me, e nen shembullin e tyre. Vihet re se nuk ka kosulte, ekspertize, para se te vendosen, prandaj i shehe dhe do ti shofim te hedhura si mbeturina, sepse keshtu jemi dhe vete ne shqiptaret! Cfare u be me hedhjen rrugeve te bustitit te Gjergj Kastriotit? A u zbuluan autoret perdhunues? Sepse kur mendojme per vendin e ketyre figurave, per ngjarjet negative dhe te dhunes se ushtruar mbi to, fillojme dhe aludojme se jane dukurite fetare ato qe i bejne keto krime! Kur kapen autore perdhunues dhe shoqerohen ne organet e sigurise, eshte mire te informohet publiku, se cfare u be me tej, ose shteti te ngreje duart, se ka kapitulluar!

Comment

*