Shtetasit e 16 vendeve nuk mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR

Prishtinë, 15 tetor 2020 – Listës së shteteve me rrezik të lartë të infektimit me koronavirus, banorët e së cilave nuk mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR-Negativ, i është shtuar edhe Portugalia.

Në këtë listë gjenden 16 shtete: Spanja, Franca, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta dhe Portugalia.

Të gjitha këto shtete kanë mbi 120 të infektuar me COVID-19 në 100 mijë banorë, gjë që i bën ato vende me rrezik të lartë të përhapjes së pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur Kosova bazohet në listën e publikuar në web faqen e Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), e cila përditësohet vazhdimisht.

“Lista është e publikuar në ëeb-faqen e ECDC dhe në bazë të saj veprohet edhe në Kosovë. Me rrezik të lartë konsiderohen vendet që kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100.000 banorë”, kanë thënë zyrtarë të kësaj ministrie.

(r.m.)

Comment

*