Shtyhen fluturime nga Rinasi prej dëborës

Dy fluturime janë anuluar nga Aeroporti “Nënë Tereza” i Tiranës. Fluturimet e anuluara ishin parashikuar të kryheshin herët në mëngjes para orës 06:00.

Ndërkohë fluturimet që janë parashikuar të kryheshin nga ora 06:00 deri në orën 07:30 janë shtyrë.

Janë anuluar Fluturimi Tiranë-Beograd i parashikuar të niste në orën 04:15 dhe Tiranë-Romë i parashikuar të niste në orën 05:40.

Fluturimet Tiranë-Milan dhe Tiranë-Bolonjë, Tiranë-Venecia dhe Tiranë-Ancona, e Tiranë-Stamboll janë shtyrë por pa përcaktuar orën e saktë se kur do të jetë nisja.

Informacioni u mor nga faqja zyrtare online e aeroportit të Nënë Terezës.

oranews

Comment

*