Shtypi sportiv: Vëllai i Edi Ramës emërohet drejtor i përgjithshëm i Partizanit

Largimi i trajnerit Iuliano do pasohet me ndryshime të reja te skuadra e Partizanit. Drejtori i “Visport.al”, Fation Shehu, gjatë emisionit “Rubrika Sportive” në TVSH ka zbuluar një zhvillim të ri që pritet të ndodhë në kampin e kuq.

Sipas tij vëllai i kryeministrit, Edi Rama do marrë postin e Drejtorit te Partizani.

“Vendimi për të larguar trajnerin Iuliano është marrë nga Moxhi dhe po ashtu riemërimi i Sulejman Starovës në krye të pankinës është po vendim i Moxhit, i cili po bën ndryshime. Nga informacionet që kam, Partizani ka nisur një bashkëpunim edhe më një ish-sportist.

Bëhet fjalë për Olsi Ramën, i njohur si dashamirës i klubi. Do të jetë Drejtor i Përgjithshëm. Ky emërim ka qenë një vendim i presidentit të klubit, Gaz Demi”, tregoi Fationi gjatë emisionit të djeshëm.

Gazeta Shqiptare

Comment

*