Shuajp Kraja, shpikësi i vaksinës kundër kancerit

Tiranë, 29 qershor 2016 – Profesor Shuajp Kraja është shpikësi i parë shqiptar që gëzon të drejtën mbi patentën evropiane për vaksinën kundër kancerit. E konsideruar si një shpikje inovative në fushën e mjekësisë, lëshimi i kësaj patente nga Organizata Europiane e Patentave (EPO), i hap rrugën procedurave për marrjen e autorizimit të prodhimit nga Bashkimi Europian.

Në kuadër të studimit pilot me pacientë vullnetarë, me Bi vaksinën antikancer janë trajtuar e shëruar për një kohë të gjatë disa dhjetëra raste ndër vite. Ajo shfaq siguri të plotë në trajtimin dhe shërimin e formave të ndryshme të kancerëve, pa rishfaqje të tyre.

Bi vaksina përbën një mënyrë mjekimi shumë më të përshtatshme që konkurron dhe do të zëvendësojë ”artilerinë” e rëndë të kimioterapisë dhe radioterapisë si një gjilpërë inteligjente (timolimfocite hiperimune me informacion selektiv të ri), që do të jetë në gjendje ndërmjet trilionë qelizash të organizmit (normale dhe malinje), të dallojë dhe të vrasë në mënyrë selektive qelizat malinje pa dëmtuar qelizat e shëndosha të organizmit.

Bi vaksina aplikohet për mjekimin e formave të ndryshme të kancerit dhe po ashtu vlen në imunizimin kundër shfaqjes së kancerit në persona të shëndoshë, por të predispozuar për të zhvilluar kancer. Patenta për këtë shpikje njihet në shumë shtete dhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare si Zyra Europiane, Gjermania, Zvicër, Francë, Britania e Madhe, Irlandë, Shqipëri, Kosovë e Kroaci.

Profesor Kraja ka marrë po ashtu një patentë të dytë në nivel europian për medikamentin “Shukrain 55” edhe kjo e regjistruar për patentim pranë institucionit të Regjistrimit të Patentave dhe Markave, këtë radhë në Gjermani.

Medikamenti ka një spektër të gjerë dhe është vërtetuar gjithashtu efektiv ndaj viruseve patogjene të rrezikshme për shëndetin e njeriut si hepatitet virale HIV AIDS dhe gripit, duke parandaluar epideminë e tij.

Ne pranverën e vitit 2015 është konfirmuar pranimi i këtij medikamenti si inovacion i patentuar medicinal duke ju dhënë e drejta e prodhimit industrial. Konsiderohet si një domosdoshmëri hedhja e këtij medikamenti në tregun ndërkombëtar, duke u bazuar në efektet kuruese dhe shëruese kundër sëmundjeve të ndryshme virale bakteriale.

Ai vlerësohet si një inovacion i patentuar shumë i nevojshëm për farmaceutikën botërore, veçanërisht aty ku OBSH jep alarmin për rezistencën e antibiotikëve dhe kohën e gjatë të mungesës së tyre në treg.

Prof. Shuajp Kraja ka lindur në qytetin e Shkodrës në vitin 1936. I specializuar për biologji molekulare, Kraja ka një karrierë të pasur shkencore e akademike, që i kalon kufijtë shqiptarë. /ATSH/

2 Responses to “Shuajp Kraja, shpikësi i vaksinës kundër kancerit”

Read below or add a comment...

  1. Arta gashi says:

    Si mundemi me gjet vendodhjen e ketij

  2. Fatbbardh S.C.New York says:

    PERSHENDESIM GAZETEN ILLYRIA PER KETE LAJM SENSACIONAL,
    PERSHENDESIM PROF. DR.SHUAJP KRAJA-PER KETE SHPIKJE MADHESHTORE.
    KJO KUR TE VERTETOHET DO TE JETE SHPIKJA E SHEKULLIT SI
    dr. ALBERT ENSTEINI-“NOBELIST”.
    KY SHTE NJE LAJM JASHTZAKONISHT ME RENDESI TE MADHE PER SHKENCAT E MJEKSISI,FIZIOLOGJISE,BIOLOGJISE,BIOKIMIS,KIMITERAPIVE,PER SHENDETIN E
    NJERIUT,DUKE SHPETUAR JETEN E NJEKERZIMIT NGA NJE SMUINDJE AGRESIVE
    VDEKJEPRUSE QE KERCNON NJERZIMIN ME SHUME NE BOTE.
    PROF. SHUAJP KREJA-SHKODRANI ESHT I FUSHES SE BIOLOGJISE.LAJMI ESHT I
    BESUSHEM,POR JO I MASIVIZUAR ASE NGA AKADEMIT E SHKENCAVE SHQIPTARE
    APO SPITALET E INSTITUCIONET SHKENCORE,UNIVERSITETET,NUK ESHTE
    DEGJUAR PUBLIKIMI,MIRATIMI DHE EFEKETI I VAKSINES.
    PSE MBAHET NJE QENDRIM HESHTJE.???
    SHTETI DUHET TE NDERHYNE DHE TI JAPE NDIHME ,KOMBETRE E NDERKOMBETRE
    DUKE E SPOSORIZUAR ,PRODHIMIN E VAKSINAVE DHE DUKE NGRITE NJE QENDER .
    KOMBTATRE SHKENCORE PER STUDIME,KURIME E PRODHIME VAKSINASHE.
    CUDKTEMI PSE BOTA SHKENCORE NE LUFTE KUNDER KANCERIT NUK E
    DEMONSTRON NJE S H P I K J E TE TILLE MGA PFO.SHUAJP KRAJA AI DUHET JETE AKADEMIKU,DIJETARI I MADH SHQIPTARE.

    PROF.ESHTE NE MOSHEN 80 VJECARE KU MUNDE TE JAPE SHUME PER MJEKSIN,
    POR SHTETI UJRGJENT DUHET MARRIN MASA E TE KRJOJN KUSHTE PER NJE GRUPE
    TE MADH SHKENCTARESH ,ASISTETESH NGA VENDI(TE AFTE ) DHE NE BASHKPUNIM,
    PER TE SHFRYTZUAR ADN ( Acidin desoksiribonukleiik qe esht pergjegjes per strukturen
    dhe karaakteristikat fiziko-biokimike per qeniet e gjall,adn. permban informacionin e
    trashegimnis ne qeliza,nuk thuhrt gje per kto ne studime ).
    ,GJENETIKEN E GJENEZEN,IMUNITETIN DHE EFIKASITETIN POZITIV TE.LUFTES
    SELEKTIVE TE QELIZAVE kanceroze DHE QENDRUSHMERIN E QELIZAVE ,NORMALE.
    Nuk mbtete gje tjeter vec edhe bashkija e Shkodres me shkenctaret e vete te bejne nje
    konferenc shkencore mbi promovimet e birit te saj- shkenctarit shquar Mr. Academic

    Mr.SHUAJP KRAJ A-SHKODRANI.
    Ish nxenes ne shkollen 7- vjecare “NDOC M.AZI” ne vitet pesdhjet ne qendren e lasht e
    djepin e kutures shqiptare,Shkodren e e krenarise Shqiptare .

    PERSHENDETJE E MIRNJOJE TE PERZEMERTA
    Sincerly
    FATBARDH DOCI
    Scientific Collaborator
    New York
    July 17,2016

Comment

*