Shuhet shkrimtari e skenaristi shqiptar Kiço Blushi

Tiranë, 8 shkurt 2019 – Ndahet nga jeta shkrimtari e skenaristi i madh shqiptar, Kiço Blushi.

Blushi vdiq të premten në mbrëmje, nga një sëmundje e pashërueshme, në moshën 75-vjeçare.

Ceremonia mortore zhvillohet të shtunën në orën 14:00. Trupi i tij do të pushojë në varrezat e Sharrës.

Nisja e funeralit bëhet nga banesa e të ndjerit, pranë ish-Hotel Arbana (aktualisht Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit).

***

Kiço Blushi ka lindur në qytetin e Korçës në 23 gusht të vitit 1943. Pas mbarimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse filloi punën si redaktor në Radio Televizionin Shqiptar. Nga viti 1974 ishte redaktor në Kinostudion “Shqipëria e Re”, në.

Skenari i parë i Blushit ishte ai i filmit “Çifti i lumtur” i vitit 1975, si bashkëautor. Në vitin 1975, ai u vlerësua me Çmimin e Republikës së Klasit të III-të, për skenarin e filmit për fëmijë “Beni ecën vetë”.

Blushi i ka shkruar 14 skenarë për filma artistikë dhe dy skenarë për filma dokumentarë dhe vizatimorë.

Ai ka lënë një opus të gjerë të veprave letrar. Romani për fëmijë “Beni ecën vetë” është një ndër veprat më të vlerësuara të krijimtarisë së tij letrare.

Në vitin 1991 Blushi ka qenë pjesë e Këshillit Presidencial, të Presidentit të Republikës, Ramiz Alia. Nga viti 1991 e deri në vitin 2006 ka qenë deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

Prej vitit 2007 deri në vitin 2015 ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Ai ka qenë edhe Kryetari i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Publik Shqiptar dhe kryetar i Bordit Drejtues të Qendrës Kombëtare të Kulturës.

Comment

*