Shuhet ylli i muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha

Prishtinë, 7 shkurt 2020 – Sot, në Prishtinë, u shua ikona e muzikës shqipe, Nexhmie Pagarusha.

Zemra e “bilbilit të Kosovës” pushoi sot në mëngjes, në moshën 86 vjeçare.

“Zemër ike e qetë ashtu si edhe në jetë. Vdiq Nexhmije Pagarusha”, ka shkruar mbesha e saj, Cuca.

Varrimi i Nexhmijes do të bëhet në fshatin e saj të lindjes, në Pagarushë, sipas amanetit të saj.

Dita dhe koha e varrimit nuk është saktësuar ende.

Familja Pagarusha ka bërë të ditur se Nexhmija do të përcillet në banesën e fundit nga rrethi i ngushtë familjar, pa praninë e publikut dhe të medies.

***

Nexhmije Pagarusha ka lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë, komuna e Malishevës. Shkollën fillore e ka kryer në Malishevë, kurse shkollimin e mesëm muzikor, solokëndimin, e k filluar në Beograd, por nuk e ka përfunduar, për shkak të kushteve të vëshira.

Nexhmije Pagarusha e ka nisur karrierën e saj muzikore në vitin 1948, si këngëtare e Radio Prishtinës.

Ajo ishte dhe mbetet primadonë e muzikë popullore dhe e muzikës  zbavitëse në Kosovë.

Ka shkëlqyer në të gjitiha festivalet dhe kocertet e shumta nëpër Kosovë dhe nëpër qëndrat më të mëdha të ish-Jugosllavisë. Ajo i ka afirmuar në mënyrë brilante vlerat e muzikës shqiptare në festivale e koncerte në të gjitha vendet e rajonit, në disa shtete evropiane, në disa vende të Lindjes së Mesme, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kompozitorët, interpretët dhe kritikët e muzikës e kanë vlerësuar shtrirjen e jashtëzakonshme, pastërtinë kristalore dhe koloritin e zërit të saj.

Nexhmnije Pagarusha këndoi pa ndërprerë mbi 40 vjet. Ajo kishte një repertor shumë të gjerë dhe të larmishëm. Ndër qindra këngë të regjistruara, në kujtesën e dashamirëve të muzikës janë ngulitur këngët popullore të përpunuara e të stilizuara:  “Ani mori nuse”, “Kur më del në derë”, “Metelikun ta kam fal”, “Po të pres te dega e fikut”, “Mora testin”, “Kënga e Rexhës”, “Lulëzoi fusha, lulëzoi mali”, “Zambaku i bardhë”, “Një lule që m’ka çelë tash”, etj.

Por, origjinalitetin dhe karakterin e artistes së majave më të larta, Nexhmija i shprehu në dy këngët e papërsëritshme origjinale – në këngën “Sytë për Ty i kam të njomë” të kompozitorit Isak Muçolli dhe në këngën “Baresha” të kompozitorit të papërsëritshëm, Rexho Mulliqi.

Interpretimi i këngës “Baresha”, i cili më të drejtë konsiderohet i papërsëritshëm, e ka renditur Nexhmijen në mesin e interpretimeve të paarritshme deri më sot.

Interpretimi i saj krijon një imazh jashtëzakonisht të fuqishëm të bareshës së re në një peizazh jashtëzakonisht të bukur, me bjeshkë të larta, fusha të gjera. Aty jehon kënga e bareshës, gurgullima e përrojeve malore, blegërimë e deleve dhe qingjave lozonjarë, këmbanat e ogiçëve…

Nexhmije Pagarusha i ka shpalosur prirjet e saj edhe si aktore.  Ajo ka interpretuar role të rëndëishme në fimat: “Tre vetë kapërcejnë malin”, “E kafshoja terrin” dhe “Fluturimi i Micakut”.

Ikona e muzikës shqipe, gjatë karrierës së saj, është nderuar me çmime e mirënjohje të shumta. Ajo është nderuar me dekoratat më të larta, për punën dhe kontributin e saj në afirmimin e muzikës shqiptare kudo në botë.

Më 2012, ajo është dekoruar me urdshrin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë.

(r.m.)

Comment

*