Shumë diplomatë dhe ushtarë turq kërkojnë azil në Gjermani

Berlin, 3 prill 2017 – Të paktën 262 diplomatë dhe personel i ushtrisë së Turqisë kanë aplikuar për azil në Gjermani, prej grushtshtetit të dështuar të korrikut në Turqi, për të cilin Ankaraja i fajëson mbështetësit e kleriut Fethullah Gulen.

Zëdhënësja e ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, Annegret Kroff, ka thënë se 151 aplikantë kanë pasur pasaporta diplomatike, ndërkaq 111 kanë pasur pasaporta pa tarifë, të cilat qeveritë ua lëshojnë personelit ushtarak dhe shërbyesve civilë kur udhëtojnë për punë, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Numri i qytetarëve të Turqisë që kanë kërkuar azil në Gjermani është rritur pas grushtshtetit të dështuar, kurse Turqia i ka paralajmëruar aleatët e NATO-s që të refuzojë aplikimet për azil të ushtarëve që dyshohet se kanë lidhje me Gulenin. (r.m.)

Comment

*