Shumë urime për shkrimtarin e shquar shqiptar, Naum Prifti

Ja disa nga urimet që të njohur dhe dashamirës po lënë me rastin e 85-Vjetorit të shkrimtarit në faqen e tij http://www.naumprifti.com/gbook.php

Rina dhe Naum Prifti u martuan si sot, 64 vjet më parë, në 27 korrik.

Rina dhe Naum Prifti, ditën e martesës.

Name: Rea Lynn K

Title: Granddaughter

ODE TO YOU

How does one approach greatness?

Many would not be able to answer

How does one know greatness?

Is it a name? Is it a gift?

Most people would not know it

but I, for one, know a man of greatness

It is YOU!

Greatness begins with ‘G’ for grandfather,

gifted and generous

Your writing brings the words of veracity

No one has a grandfather like I do

Blessed am I to have you in my life

I wish to follow in your footsteps,

I would wish for that to be my fate!

 

 

Name: Roland Gjoza

Title: Shkrimtar

Gezuar Ditelindjen, Naum i dashur! 85 vite djaloshare!

Njeriu qe ndiqte kuajt,

njeriu qe ndiqte miqte dhe vinte ne Fresh Pond

per nje kafe dhe per nje fjale te ngrohte.

Eshte njeriu pa moshe i ngecur diku ne rinine e perjetshme.

Keshtu mbetsh, mik!

Fati dhe muza befshin mrekulline edhe me 100 vjetorin tend qe atdheu indiferent, te ktheje syte nga pena e vertete dhe te pakten, t’i jape hakun. Meriton shume e shume me teper.

 

Name: Kristaq Dhamo

Title: Regjisor

Gezuar Ditelindjen, i dashur Naum

Ti bashkon ne nje ate cka nuk ndodh shpesh: talentin si shkrimtar dhe miresine e njeriut te mire e te heshtur.

 

Name: Barry Farber

Title: Radio Host

He knows all and brags about it not at all! Naum is much too modest for his achievements of the mind. I’m just as proud as I can be to have befriended Naum Prifti and how happy I am to salute him on this great birthday.!

Naum and I have rejoiced together and lamented together. We have enjoyed the steaks he called “sizzlers” at a small Arab restaurant on Broadway and we’ve enjoyed the Italian cuisine at many places as well as the Turkish cuisine which was “home cooking” to Albanians for almost four hundred years. We have laughed together when a newcomer was born into the family them and we have cried together when a dear one departed prematurely!

Naum fathered three of the most beautiful women. I’m close behind with two. I don’t think there lives a better “family” man who loves his clan to the same magnificent level as Naum Prifti. And I’m so proud Naum Prifti has welcomed me into his wonderful family.

“Happy Birthday” just doesn’t quite seem to do it. It will have to do until somebody invents a more proper way to celebrate this giant, this king!

 

Name: Abdullah Zeneli

Title: Shtepia Botuse Gjon Buzuku

7 marsi, Dita e Mësuesit, kjo ditë e shënuar e kulturës dhe arsimit shqiptar përkon sivjet edhe me 85-vjetorin e lindjes së njërit nga shkrimtarët tanë më të dashur, madje edhe nga më të vegjlit. Shkrimtar i heshtur, punëtor i palodhshëm, tani kalon vitet e pleqërisë së thellë në Nju-Jork të SHBA-ve, por edhe pse është aq larg duhet ta kujtojmë, ta nderojmë dhe respektojmë, duke e shënuar këtë përvjetor të paktën me disa fjalë, një nder që duhet t’i bëhes secilës penë kontribuese për pasurimin e fondit letrar shqiptar.

Personalisht e njoha vonë, më shumë pas Kosovës së çliruar, sidomos në vitet 2000-2005, kur takoheshim më shpesh në Prishtinë, në raste përurimesh, si “Net kosovare” të Adem Istrefit (Buzuku, 2000), të librave të vetë Naumit: librit me tregime e novela “Yjet ndritin lart” (Dukagjini, 2002) dhe librit vëllimor me shënime udhëtimi, kujtime, portrete e ese “Midis dy kohësh” (Buzuku, 2005). Në ndërkohë si mes i artë i viteve 2000-2005 do të qe viti 2003, kur pas vizitës Kosovës më 2002 nga vëllezërit Peter dhe Naum Prifti kulmoi dhe me botimin e librit “Mozaik shqiptar” (2003) ku përfshihet publicistikë, portrete, studime, recensione dhe pjesë teatrale të Peter Priftit (1924-2010), një libër fort i dashur për mua nga kolana e Botimeve Buzuku, e cila ka në proces botimi edhe librin e shkrimeve të tjera të Peter Prifit, lënë në dorëshkrim: “Kosova, Shqipëria, Diaspora”, përgatitur nga Naum Prifti.

Në vitin 2012 do të realizohej një film dokumentar kushtuar 80-vjetorit të lindjes së Naum Priftit, i cili pati dhe një premierë botërore edhe në Prishtinë në kinemanë ABC, që u ndoq me interesim nga shikues të shumtë, miq dhe adhurues të veprës së Naum Priftit.

Pa dyshim se shumë vepra do të depërtonin edhe në Kosovën e fundviteve ’60, kur do të shënohej 500-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe ndër to edhe “Legjenda dhe rrëfime për Skënderbeun”, libër emblematik aq i dashur për secilën moshë gjithë deri më sot, por edhe libër që do të mbetet në thesaret e letërsisë shqiptare.

Kur po sistemohej cikël pas cikli libri “Midis dy kohësh”, m’u tek t’ia kërkoja në cilësinë e botuesit një bibliografi botimesh, e cila do ta pasuronte librin, që po merrte formë thuaja antologjike. Mbase edhe për habinë e vetë autorit, bibliografia doli shteruese me thuaja 100 njësi apo zërash ku përfshihet një shumësi titujsh, vepër e krijuar ngadalë-ngadalë por që rezultoi të jetë madhore: 17 vëllime me tregime, 13 vëllime me novela dhe vëllime me tregime për të rinj, 20 vëllime me përralla, 6 drama apo komedi, 6 drama, komedi për të rinj apo pjesë për kukulla, 14 skenarë filmash artistikë dhe vizatimorë, 3 përkthime (do veçuar kryevepra botërore për fëmijë “Princi i vogël” i Antoin de Saint Exuperi), 4 vëllime biografi, shkrime publicistike apo studime dhe dhjetëra tekste shkollore.

Akademiku Jorgo Bulo (1939-2015) do të shprehej për Naum Priftin:

“Naum Prifti – një jetë e tërë kushtuar lëvrimit të fjalës shqipe – e gjen veten në kulturën shqiptare një prej protagonistëve të saj, me një vepër që i ka qëndruar kohës, e bukur, e papërdhosur dhe e shëndetshme.

Tregimtar, novelist, dramaturg, eseist, shkrimtar për fëmijë, Naum Prifti erdhi në këtë botën tonë shqiptare si një zë i veçantë dhe i sinqertë, me një shpirt të qashtër, me një stil lirik e me një prozë që rrjedh e shpenguar si burimet e Kolonjës.”

Urimet më të sinqerta Naum Prifti, paçi shëndet e potencë krijuese edhe 100 vjet!

 

 

Gazeta “Illyria” e uron me këtë rast shkrimtarin Naum Prifti  dhe e falenderon për kontributin e tij të vyer në vite

Comment

*