Si iu kapën “Arbri Garden” 93 kg kokainë në Ekuador

Televizioni Report TV në Tiranë ka mundur të sigurojë videon e publikuar nga policia e Ekuadorit pak momente pasi u kapën 93 kg kokainë në një kontejner me banane. Ngarkesa e bananeve ishte porositur nga kompania shqiptare Arbri Garden tashmë nën hetim pas kapjes së 613 kg kokainë disa ditë më parë. Policia Ekuadorit në një komunikatë për mediat thotë se me 24 Nëntor 2015.

Operacioni Catia u zhvillua në portin Simón Bolívar pas një kërkimi nga Skuadra e Informacionit e Porteve dhe Aeroporteve nga ku u vlerësua me risk të lartë kontejneri me numër GESU9416694 që i përkiste kompanisë CEICONSA S.A. Ky kontejner kishte si vend mbërritje finale Shqipërinë. Në pjesën e sipërme të tavanit u gjetën të fshehura 82 pako të cilat rezultuan 93,3 kg kokainë.

Për këtë foli edhe zëvendës ministri i punëve të brendshme të Ekuadorit Diego Fuentes në një konferencë për mediat nga ku deklaroi. “Ky operacion u arrit falë bashkëpunimit dhe koordinimit me autoritetet ndërkombëtare pasi u shkëmbye informacion. Menjëherë nisi hetimi për kompaninë pronare kontejnerin. Tashmë jeni në fazën e hetimit për të zbuluar se çfarë ka ndodhur përpara dhe pas zbulimit të drogës në mënyrë për të gjetur lidhjet e mundshme me sasi të tjera droge”.

Policia e Ekuadorit njoftoi policinë shqiptare se kush ishte pritësi kontejnerit ku u gjet droga. Homologët shqiptarë nisën një hetim duke marrë në pyetje pronarin e kompanisë Arbër Cekaj. Por sipas prokurorisë së krimeve të rënda çështja u pezullua pasi nuk ka mbërritur ende nga Ekuadori letër porosia e dërguar për llogari të hetimeve në Shqipëri.

Një ditë më parë Report TV ekskluzivisht tregoi se si gjatë viteve 2014-2015 në katër operacione policia Ekuadorit zbuloi 4 kontejnerë që do të mbërrinin me banane në portin e Durrësit por në dyshemetë e dyfishta apo tavanët ishte fshehur kokainë në total 317 kg.

Ndërkohë një sasi kokainë prej 250 kg mundi ti shpëtonte policisë së Ekuadorit por u kap në portin e Tivarit në Malin e Zi përpara se të mbërrinte në Shqipëri. Pritës figuronte firma Rrapo Company që sipas të dhënave në QKR ndodhej me seli në qytetin e Fierit.

Comment

*