Si të ndryshoj vizën e vizitorit në vizë studenti?

Avokati Kieran Both

Avokati Kieran Both u përgjigjet pyetjeve të lexuesve – shruani në në adresën [email protected]        

 

“ Unë kam vizë 10 vjeçare turisti (B-2). Kam ardhur në Amerikë në korrik të vitit 2017. Unë dua të rri më gjatë këtu dhe mundësisht të filloj studimet si student ndërkombëtar. Cfarë duhet të bëj tjetër përveç gjetjes së shkollës dhe pagesës për të.

DH

Bruklin, NY.

 

Po, është e mundur  për ju të ndërroni vizën dhe dhe statusin nga visitor në student. Viza juaj është e vlefshme që nga dita që është lëshuar deri në afatin e skadimit nëse është me shumë hyrje. Pra viza juaj është e vlefshme për 10 vjet. Në rastet kur viza është me shumë hyrje personi nuk ka nevojë të aplikojë për vizë sa herë që dëshëron të shkojë në SHBA. Data e skadimit të vizës nuk duhet të ngatërrohet me  periudhën e qëndrimit të autorizuar  që i jepet personit nga përfaqsuesi i emigracionit në momentin kur udhëtari hyn në kufirin amerikan, me avion, nga toka apo nga deti. Ky afat i autorizuar është shkruar në kartonin e bardhë(Arrival-Departure Record) Form I-94 (ose Form I-94W), ose në vulën në pasaport që tregon qëndrimin e autorizuar. Skadimi i vizës dhënë nga ambasada nuk ka të bëjë me qëndrimin e autorizuar që u jepet nga emigracioni me mbërritjen në këtë vend. Nëse ju nuk keni kartonin e bardhe Form I-94, mund ta kontrolloni kohën e ligjshme të qëndrimit në internet, tek adresa https://i94.cbp.dhs.gov/I94/#/recent-search

Nëse qëndroni më gjatë se periudha e autorizuar, viza juaj anullohet automatikisht. Sidoqoftë nëse ju aplikoni për zgjatje të vizës ose ndryshimin e saj, këtë duhet ta bëni  para se të skadojë koha e autorizuar e qëndrimit. Ju sugjerojmë që të aplikoni 45 ditë para se të skadojë ajo. Nëse personi ka aplikuar për rregullimin e statusit për t’u bërë resident permanent i SHBA duhet të marrë leje në Emigracion para se të udhëtojë jashtë Amerikës. Nëse ju dëshironi të zgjasni qëndrimin tuaj në SHBA duhet të bëni kërkesë përpara se koha e autorizuar e qëndrimit  të skadojë. Nëse qëndroni në këtë vend edhe pasi koha juaj e autorizuar ka mbaruar juve mund të deportoheni ose  t’u ndalohet hyrja në SHBA për 10 vjet. Ju gjithashtu do t’u duhet të bëni kërkesë të re për vizë,në ambasadën amerikane në vendin prej nga keni ardhur.

Ju mund të jeni i ligjshëm për zgjatjen e periudhës së autorizuar të qëndrimit në qoftëse:

  • Në qoftëse jeni pranuar në SHBA ligjërisht me vizë jo- emigranti( non-immigrant visa)
  • Ky status, non-immigrant visa,-është ende vlefshëm.
  • Nuk keni kryer asnjë krim që u bën të paligjshëm për vizë.
  • Pasaporta juaj është e vlefshmë për gjithë kohën e qëndrimit

Për të aplikuar duhet të plotësoni formularin përkatës Form I-539(Application to Extend/Change Nonimmigrant Status) dhe të dorëzoni pagesën(fee) prej $370.00 sëbashku me evidencat e kërkuara dhe  dokumentat plotësuese.  Fatura(the receipt) që u vjen nga Emigracioni u tregon kohën e zgjatjes se procesit si edhe një numër që u ndihmon për të kontrolluar statusin e rastit tuaj në internet.

Para se të rregjistrohe në fakultet, individët me statusin B-2 duhet të  marrin statusin e studentit(F-1). Nuk mund të bëhet rregjistrimi në shkollë ndërkohë që je  me statusin B-2, pasi do të konsiderohej shkelje ligjore.  Studentët që bëjnë thyerje ligjore nuk do të jenë në gjendje as të zgjasin periudhën e tyre të qëndrimit dhe as të ndryshojnë statusin e tyre duke kaluar në statusin e studentit. Nuk ka përjashtime. Ndaj u sugjerojmë që të konsultoheni në shkollë me personat përgjegjës për të ndryshuar statusin dhe fillimin e studimeve në statusin e duhur.

Ju mund të ndryshoni statusin duke kaluar në atë të studentit(F-1) në qoftëse:

  • Nuk jeni jeni rregjistruar ende në shkollë.
  • Statusi juaj ligjor nuk ka skaduar ende.
  • NUk keni punuar në SHBA pa autorizim punësimi.
·         Për të ndryshuar statusin tuaj të joemigrantit nga B-2 në F-1, duhet të dorëzonni Formularin I-539, (Application to Extend/Change Nonimmigrant Status) dhe të përfshini pagesën përkatëse dhe dokumentet e kërkuara në udhëzimet. 
·         Duhet të mbani statusin tuaj B-2 sa kohë që formulari juaj I-539 është në proces. 
Ju do të duhet të mbushni formularin e dytë I-539, me pagesën përkatëse, për të kërkuar zgjatjen e statusit tuaj B-2, nëse:
  • Statusi juaj aktual do të skadojë më shumë se 30 ditë para datës fillestare të fillimit të programit F-1. USCIS mund të miratojë ndryshimin tuaj të kërkesës për status vetëm nëse ende mbani statusin tuaj B-2 deri në 30 ditë para datës të fillimit të programit. Nëse statusi juaj do të skadojë më tej se 30 ditë para fillimit të fillimit të programit tuaj F-1, duhet të dorëzoni një formular të dytë I-539 duke kërkuar të zgjasni statusin tuaj B-2. Nëse nuk e dorëzoni këtë kërkesë në kohë, USCIS do të refuzojë kërkesën tuaj për të kaluar në statusin F-1.
  • Nëse nuk jeni i ligjshëm për të ndryshuar statusin tuaj në F-1 ndërkohë që jeni në SHBA, mund të aplikoni për vizën F-1 në konsulatën amerikane  në vendin tuaj.
Ne i inkurajojmë njerëzit që të konsultohen me një profesionist imigracioni për situatën e tyre të veçantë. Gjithashtu mund të gjeni informacione shtesë nga faqja e internetit e Shteteve të Bashkuara për Shtetësinë dhe Imigracionin (USCIS) në www.uscis.gov ose Departamentit Amerikan të Shtetit në www.travel.state.gov

 

Qëllimi ynë është që të ndihmojmë komunitetin shqiptar e veçanërisht  emigrantët me informacion duke i aftësuar ata që të jenë në gjendje të kërkojnë ndihmë në mënyrë të pavarur. Ju falenderojmë për komentet pozitive që dërgoni në adresë të rubrikës sonë   dhe i mirëpresim pyetjet në adresën [email protected]        

 

Comment

*