Si u ngjit Edi Rama në krye të Partisë Socialiste

Luljeta Progni

Luljeta Progni

Pjesa e gjashtë e Historisë 23-vjeçare të Partisë Socialiste Shqiptare

 

Edi Rama kandidimi i parë për kreun e PS
PS ishte në prag të kongresit të saj zgjedhor. Ish-presidenti socialist Rexhep Meidani dhe kryetari socialist i bashkisë së Tiranës, Edi Rama, shpallën kandidimin për postin e kryetarit të PS, përballë kandidaturës së Nanos. Kongresi u zhvillua në një klimë konmflikti të ashpër Nano-Meta. Pjesë e konfliktit ishte edhe kryetari i atëhershëm i bashkisë së Tiranës Edi Rama, i cili kishte pak ditë që ishte anëtarësuar në PS, pasi duhej të kandidonte për postin ekryetarit të partisë. Rama ishte pozicionuar kundër kryetarit Fatos Nano.
Në fjalën e tij në kongres, Edi Rama, tha ndër të tjera:
“PS është kapitali më i çmuar politik i shqiptarëve, është forca e vetme politike në Shqipëri, që mund të garantojë udhëheqjen e suksesshme të popullit në rrugën drejt përmbushjes së aspiratave të tij për liri, drejtësi dhe mirqënie e siguri, në familjen e madhe europiane”.
Kongresi zgjodhi forumet e reja, anëtarët e KPD, ku u zgjodhën edhe rivalët e Nanos për postin e kryetarit, Meidani e Rama. Në KPD nu u zgjodh Ilir Meta, bashkë me të gjithë grupin e mbështetëvse të tij: Legisi, Braho, Brokaj, etj.
KPD zgjodhi kryesinë e re, e gjitha me emra mbështets të Nanos. Sekretar i përgjithshëm u rizgjodh Gramoz Ruçi, i cili mbante edhe postin e kryetarit të grupit parlamentar. Sekretar organizativ u zgjodh Agron Dibra, sekretar i marrdhënieve ndërkombëatre Maqo Lakrori, sekretar i marrëdhënieve me publikun Bardhyl Agasi.
Fatos Nano u rizgjodh kryetar i PS-së me 456 vota. Sfidantët e rinj Rama e Meidani morrën përkatësisht nga 41 dhe 61 vota.

 

Zgjedhjet e korrikut 2005, humbja e PS-së dhe dorëheqja e Fatos Nanos
nano-ramaNë orët e vona të natës së tre korrikut, pak orë pasi kishte nisur procesi i numërimit të votave, u deklarua humbja e PS, në këto zgjedhje. Të nesermen, Fatos Nano tha nga selia e PS-së: “Këto zgjedhje i fitoi Shqipëria. Fituan standaretet, fitoi Shqipëria”. Ai nuk foli për fitore të PS. Ditët që pasuan, sekretari i përgjithshëm Gramoz Ruçi, deklaronte për barazim në mandate. Për disa ditë rrjesht, ai doli në foltoren e PS duke bërë llogari votash e shifrash, duke e konsideruar rezultatin të ekulibruar me kundërshtarët demokratë. Mirëpo PAA,
deklaroi aleancë qeverisëse me PD, gjithashtu edhe PBDNJ, parti, të cilat më parë ishin rreshtuar në koalicionin e majtë.
Krerëve socialistë nuk u mbetej gjë tjetër, veç të deklaronin humbjen. Në selinë e PS, u shfaq Edi Rama. Ai u takua me Gramoz Ruçin në selinë e PS, vetëm pak ditë pasi kjo parti kishte humbur zgjedhjet e 3 korrikut 2005. Rama interesohej vetëm për një çështje, kryetari i partisë duhet të jepte dorëheqje, pasi kishte humbur zgjedhjet.
Intervista e Edi Ramës në gazetën e PS, “Zëri i Popullit”, më 26 gusht, tregon qartë idenë e zhvillimeve, që do të pasoheshin në PS. Ai deklaronte ambicjen e tij për t’u zgjedhur kryetar i PS-së.
Më 1 shtator 2005, Fatos Nano u shfaq në publik përkrah Gramoz Ruçit e Namik Dokles dhe deklaroi dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë. Foli për arsyet e humbjes, ndër të cilat përmendi manipulim të zgjedhjeve në disa zona dhe se humbja erdhi edhe për shkak të LSI, e cila sipas Nanos bashkëpunoi me PD-në.
Duke deklaruar dorëheqjen nga kreu i PS, Nano theksoi se pas dorëheqjes së tij nga ky post, do të bëhej e mundur analiza për zgjedhjet dhe humbjen e PS në to, dhe ky proces do të kryehej normalisht dhe i vërtetë, pa ndikimin e kryetarit të partisë. Në mungesë të tij, Nano i la detyrë për realizimin e kësaj analize, sekretarit të përgjithshëm Gramoz Ruçi. Anëtari i kryesisë së PS-së, Ben Blushi kërkoi të kryhet analiza dhe kryesia të mbajë përgjegjësitë për humbjen.
U rikthyen edhe njëherë zërat kundër Fatos Nanos. Kundërshtarët e tij, të rinj e të vjetër, u bënë bashkë kundër tij, në mbështetje të Edi Ramës, i cili po përgatitej për postin e kryetarit të partisë.

 
Rama-Nano-14Zgjedhja e mundimshme e Edi Ramës në krye të PS-së
Në mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të tetorit 2005, u paraqit për miratim një platformë me ndryshime në statutin e partisë. Në këto ndryshime parashikohej miratimi sërish, i procedurave të zbatimit të parimit “një anëtar një votë”. Ky parim, ishte miratuar në kongresin e majit 2005.
Parashikohej heqja nga statuti, e pikës për legalizimin e fraksioneve në PS, duke e konsideruar si të papërshtatshme, si luks të tepruar, ekzistencën e fraksioneve brenda një partie, e cila është në opozitë.
Kërkohej riorganizimi i forumeve drejtuese të partisë në rrethe, ashtu si funsksiononte edhe në Tiranë, pra me degë të PS në qytet dhe degë në rreth.
Parashikohej gjithashtu edhe dorëheqja e kryetarit, kur partia humbet zgjedhjet e përgjithshme.
Platforma, me ndryshimet në statutin e partisë, mori emrin “platforma Ruçi”.
Nano u shfaq në një intervistë ku sulmoi Ramën e Ruçin, duke i cilësuar si mafia e ndërtimeve në Tiranë.
Përballë platformës së quajtur “platforma Ruçi”, e cila përmbante të gjitha propozimet e Edi Ramës, që ishte shpallur kandidat për kryetar I PS-së, u paraqit një tjetër platformë alternative, e mbështetur nga një grup deputetësh e anëtarësh të forumeve të larta drejtuese në PS. Në seancën e parë të kongresit në 8 tetor 2005, u votua për dy platformat. Delegatët e kongresit votuan kundër platformës Ruçi, dhe situata u vështirësua për kandidatin Rama. Pas rënies së platformës, Gramoz Ruçi dha dorëheqje, duke marrë përsipër edhe dështimin e kësaj platforme, të ideuar nga Edi Rama, por që mbante emrin “platforma Ruçi”. Duke deklaruar dorëheqjen, Ruçi e konsideroi një hap mbrapa rrëzimin e platformës.
Në takime dhe negociata të gjata dhe të vështira midis dy grupeve, përgjatë gjithë natës, u vendos që të votohej ditën e dytë të kongresit për zgjedhjen e kryetarit të sekretarit të përgjithshëm. Kundërshtarët e Ramës, propzuan që kongresi zgjedhor të mblidhej në një afat të mëvonshëshëm. Por, më 9 tetor 2005, u zhvillua seanca e dytë e kongresit për zgjedhjen e kryetarit të PS, dhe garën e fitoi Edi Rama, përballë kandidatiti Rexhep Meidani.
Pandeli Majko u zgjodh sekretar i përgjithshëm përballë kandidaturës së Arta Dades. Edi Rama mori 297 vota, ndërsa Rexhep Meidanit 151, po kështu për postin tjetër drejtues, Pandeli Majko mori 284 vota, ndërsa Arta Dade 164.
Pak minuta pasi u deklarua kryetar i PS-së, Edi Rama premtoi bashkimin e së majtës, reformimin e partisë dhe dyfishimin e eletoratit të PS-së. Edi Rama nisi rrugën e tij në krye të PS-së, bashkë me luftën ndaj mbështetësve të Nanos në PS. Pak muaj më vonë Edi Rama filloi dialogun me Ilir Metën. Rama mblodhi në PS liderët e së majtës, Ilir Meta i LSI, Skënder Gjinushi i PSD, Neritan Ceka i PAD e Paskal Milo i PDS. U vendos institucionalizimi i tryezës së opozitës. Në prag të zgjedhjeve vendore të 2007, në negociata të gjata midis PS dhe LSI u vendos që opozita të shkojë e bashkuar në zgjedhje. LSI mori si zona të lira shumë komuna e bashki. Rama pranoi kushtet e Metës dhe u rikonfirmua në postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Comment

*